E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton shpërblimet për pensionistët dhe administratën me rastin e festave të fund vitit

Berisha: Do rimbursojmë qytetarët e prekur nga rritja e çmimit të energjisë


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpërblimin e disa ketegorive buxhetore me rastin e festave. Kreu i qeverisë Sali Berisha, ashtu siç edhe udhëzoi dje Ministrinë e Financave, deklaroi se pensionistët dhe punonjësit e administratës do të marrin shpërblim financiar. Berisha tha se pensionistët do të marrin 2500 lekë shpërblim ndërsa punonjësit e administratës me pagë të ulët do të marrin 15 mijë lekë shpërblime, ndërsa rrogat e tjera 10 mijë lekë. Shefi i ekzekutivit kërkoi që vendimi të hyjë menjëherë në fuqi. “Fondi do të jetë 15 milion dollarë, ndërsa do të mund të tërhiqen nga pensionistët dhe punonjësit e administratës brenda këtij viti ose në fillim të vitit që vjen”, u shpreh Berisha. Kryeministri gjithashtu përgënjeshtroi zërat se qeveria ka bllokuar pagat për zyrtarët, duke bërë të ditur se Ministria e Financave ia ka dalë të garantojë shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim, i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 150 mijë lekë dhe për rrogat e tjera 100 mijë lekë. “Dua të theksoj se nuk ka as edhe një zyrtar të vetëm të të gjithë piramidës shtetërore të vendit që nuk ka marrë rrogën. Ky është një mashtrim i bazuar në gënjeshtrën. Buxheti ka disponuar të gjithë shumën e  nevojshme për pagat, pa asnjë lloj mëdyshje. Buxheti, Ministria e Financave ia kanë dalë gjithashtu të garantojnë shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 150 mijë lekë dhe për rrogat e tjera  do të jetë 100 mijë lekë. Edhe ky do të shpërndahet në harkun kohor të ditëve që vijnë. Nuk shtyhet për në janar. Qeveria nuk ka bllokuar asnjë pagë, por qeveria ka pranuara të respektohen afatet ligjore në dhënien e pagave . Kështu që asnjë punonjës nuk ka që nuk e ka marrë pagën. Të gjithë do të marrin pagën në janar siç duhet. Shpërblimin do ta marrin gjatë këtyre ditëve në mënyrë që të mund të festojnë vitin e ri më mirë në shtëpitë  e tyre. Pra ky është një dekret që ne miratojmë sot dhe në mënyrë që ai të hyjë në fuqi menjëherë dhe të mund të lëvrohet kartolina  e vitit të ri që qeveria u dërgon pensionistëve dhe qytetarëve”.


Më tej, kryeministri Berisha njoftoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se Enti Rregullator i Energjisë pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve, ka shpallur rritjen me 13 % të çmimit të energjisë. Kryeministri u shpreh se kjo rritje, e cila është e papërfillshme për industrinë, por shumë e madhe  për institucionet buxhetore nxjerr para qeverisë detyrën për mbrojtjen e plotë dhe totale të të pasojave të rritjes tek të gjithë personat në ndihmë ekonomike dhe pensione të ulta sipas kritereve të përcaktuara. “Kjo rritje është mjaft më e ulët për 300 kilovatët e parë dhe shkon duke u rritur për konsumet përtej këtyre 300 kilovatëve , të cilat në tërësi janë familje me të ardhura mbi mesataren ose mesatare. Rritja është jo e përfillshme për industritë. Rritja është shumë e madhe për institucionet buxhetore. Është pothuaj dyfishim cka nxjerr para nesh këto detyra. Së pari mbrojtjen  e plotë dhe totale të pasojave të rritjes tek të gjithë personat në ndihmë ekonomike dhe pensione të ulëta sipas kritereve të përcaktuara.” Për këtë qëllim Kryeministri bëri të ditur se është ndarë fondi prej rreth 22 milion dollarësh, i cili do të përdoret për skemën e mbulimit të rritjes së çmimit për shtresat në nevojë. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që skema e mbulimit të rritjes për shtresat në nevojë të jetë operative që më 1 janar, në mënyrë që këto shtresa  të kenë zero efekt nga rritja dhe dua tu them këtu se janë mbi 70 % e konsumatorëve të cilët bien në konsumimin deri në 300 kilovat. Ndaj dhe për shtresat në nevojë mbulimi do të jetë i plotë dhe total.” Në kuadrin e masave për shkurtimin e shpenzimeve në administratë, Kryeministri Berisha kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që në bashkëpunim me Sekretarët  e Përgjithshëm të të gjitha institucioneve të vendosin rregulla të rrepta për mospërdorimin e llambave inkandeshente në institucione shtetërore  dhe zëvendësimin e tyre me ndriçues të tjerë. “Llambat inkandeshente nuk mund të ekzistojnë më, në asnjë institucion shtetëror. BE që është nga ana tjetër edhe bashkimi i të pasurve të botës i ndaloi ato llamba, me vendim të veçantë”. E njëjta masë, Kryeministri kërkoi që të merret edhe shkollat dhe spitalet e vendit. “Zëvendësimi i këtyre llambave me urgjencë është kushti i të gjitha kushteve për të frenuar rritjen e shpenzimeve administrative. Gjithashtu, kryeministri kërkoi nga Ministri i Financave vënien në dispozicion të një fondi për blerjen e makinave , më të mira dhe më të lira, të cilat konsumojnë më pak. “Operacioni me veturat do të shtrihet më thellë në kuptimin që do të disponohet një fond me të cilën do të blejmë veturën më të mirë dhe më të lirë që konsumon më pak sepse është interesi më i mirë. Greqia që është një vend shumë më i pasur se ne ka vendosur veturën 1,5 kuaj fuqi. Duhet të jemi rigoroz, përveç veturave të krerëve të institucioneve kushtetuese dhe ministrave, vetura të tjera që janë për angari do të jen vetura që konsumojnë minimumin e mundshëm të benzinës.”


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›