E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama ka frikë nga debati i drejtpërdrejtë

Reagon Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta


Deklaratën e kreut të PS-së, Edi Rama se do ulet në debat me kryeministrin Berisha pasi të hapë kutitë, ministri i Jashtëm Meta e ka cilësuar si një përpjekje të Ramës për t’iu shmangur debatit. “Do të thotë që Rama i shmanget debatit”, tha shkurt Meta. Sipas tij, në këto momente ku ndodhet vendi, forcat politike të kujtdo krahu politik duhet të bashkëpunojnë për integrimin e vendit. “çdo faktor politik, çdo aktor duhet të jetë pjesë e procesve integruese”, theksoi Meta. Deklarata bëhet në kuadër të ftesës për debat që Berisha i bëri Ramës gjatë një Forumi për Median një ditë më parë. Sot kreu i socialistëve Edi Rama tha se një do i përgjigjej një ftese për debat me Berishën, vetëm nëse kreu i qeverisë plotëson kërkesën e PS për hapjne e kutive të votimit të 28 Qershorit 2009. Në një konferencë për shtyp, pas pjesëmarrjes në samitin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, Meta tha se në takimet me ministrat e Jashtëm të NATO-s është shprehur një gatishmëri në rritje për të marrë sa më shpejt vendimin e duhur për vizat për shqiptarët, pasi të gjithë kanë bindjen se Shqipëria ka bërë progres për përmbushjen e udhërrëfyesit të BE-së. “Ky është një progres që përparon çdo orë, jo çdo ditë”, shtoi ai. Meta deklaroi se çdo faktor dhe aktor politik duhet të marrë përgjegjësitë e tij që të jetë kontribues dhe jo frenues në këto procese integruese për vendin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›