Elbasan, vdes polici, u aksidentua tre dite me pare
ELBASAN- Humb jetën oficeri i policisë së Elbasanit i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident automobilistik 3 ditë më parë. Bexhet Agolli, humbi jetën sot në Spital Ushtarak në Tiranë. 55 vjecari i cili punonte në sallën operative të policise u aksidentua përgjatë rrugës “ Rinia” shumë pranë konviktit të studentëve të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Polici po lëvizte me mjetin e tij tip çiklomotor kur u përplas nga një automjet, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja. Mjekët e spitalit të Elbasanit i dhanë ndihmën e shpejtë dhe më pas e dërguan në Spital Ushtarak për mjekim të specializuar, por gjëndja shëndetësore e policit nuk ka ardhur duke u përmirësuar, deri ditën e sotme kur mësohet se humbi jetën.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)