Edi Rama ka “sukses” - nga Kavaja në Elbasan

Shpërndarja e teserave për miqtë e tij politikë, po merr reklamë vetëm në zonën Kavajë-Elbasan, megjithatë, duhet të kujtojmë se dje u konsumua një mashtrim, pasi për sallën e Elbasanit me rreth 220 vende, u tha se u shpërndanë 500 tesera të reja
Lëvizjet më të fundit të Edi Ramës në aksin Kavajë – Elbasan” janë cilësuar prej atij vetë si “sukses” politik.
Afërmendsh, vetëm po të duam të tregohemi cinikë, mund të vëmë në dyshim “suksesin” e Edi Ramës në Kavajë e Elbasan dhe vetëm në mënyrë dashakeqëse, në qoftë se thashethemet që qarkullojnë jo vetëm si anekdota për Edi Ramën, do të tentonim ti vendosnim në “ambiente”, të tilla që korrespondojnë me këto dy qytete të Shqipërisë së Mesme.
Por, jo.
Pavarësisht cinizmit, “suksesi” politik i Edi Ramës duhet pranuar..., por..., me rezerva...
Kavaja, sido që të vijnë punët, mbetet e djathtë.
Këtë Edi Rama e di mirë, megjithëse ai dëgjoi për herë të parë për Kavajën, jo kur fitoi bashkinë e këtij qyteti Erlis Roshi, kandidati i PS-së, por disa ditë më vonë, kur Erion Veliaj “i rrëmbeu” mediatikisht gruan e kryabshkaikakut të Kavajës, “i rrëmbeu” mediatikisht edhe fëmijën në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj, “e flaku” mediatikisht në një pellg gjaku lehonën dhe dha alarmin ndër ndërkombëtarë... Për çudi, me gjithë këtë sajesë të Erion Veliajt, ai arriti të kap një peshk të tipit Elvira Dones, që ishte e vetmja që e besoi trillimin për gruan e kryebashkiakut të Kavajës...
... Dhe megjithatë edhe kjo e pati një të mirë, sepse që prej atëherë Edi Rama, duket “ka gjetur dashurinë” në Kavajë.
Për sa i përket zhvendosjes së “suksesit” politik në Elbasan, nuk kemi arsye t’ia njohim këtë “meritë” Edi Ramës, për deri sa anekdotat për kreun e PS-së, mund të tregohen edhe të zhvendosura në një qytet si Elbasani.
Por, “suksesit” politik të Edi Ramës, në Elbasan, për korrektesë, duhet ti korrigjojmë diçka.
Jo ndonjë gjë të madhe, por thjesht tia pjesëtojmë me tre shifrën prej 600 anëtarësimesh të reja në PS.
Sepse..., sepse..., salla ku u zhvillua takimi më i fundit i Edi Ramës me të rinjtë në Elbasan nuk mban më shumë se 220 persona. Duke zbritur ndonja 20 shoqërues të Edi Ramës, i bie që në sallë të mos kenë qenë më shumë se 200 “anëtarët të rinj” të PS-së...
Ose..., Ose, në qoftë se, çdo njëri prej 200 pjesëmarrësve në sallë, ka marrë nga tre tesera, atëherë Edi Rama ka gjithë të drejtën e mundshme, ti jepte secilit prej tyre, nga 5, 6, e më shumë tesera e të deklaronte një numër anëtarësimesh të reja në PS-së, prej 1000,1200, apo edhe më shumë...