Komisioni i Integrimit, opozita paraqet sugjerimet për plan-veprimin

Opozita pranon që të dorëzojë propozimet konkrete për planin e veprimit të Integrimit Europian. Në komisionin e Integrimit, ku vihej re mungesa e theksuar e anëtarëve kreu i këtij komisioni, Ditmir Bushati, ra dakort për zbardhjen e pikave dhe diskutimin e tyre me mazhorancën.
E pranishme në këtë komision ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, debatoi me opozitën duke kërkuar propozimet pavarësisht tendencës politike.
Në këtë mbledhje të Komisionit të Integrimit u diskutua për prioritetin 9, që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar, 10, që ka të bëjë me cështjet e pronave si dhe ,11-12 të cilat janë prioritetet që lidhen me liritë e të drejtat e njeriut.