“Edi Rama ka zili konkursin e hapur dhe transparent”

Kompleksi i ri parlamentar, reagon përsëri Kuvendi
Zëdhënësja e kryetares së Kuvendit Suela Ruseti ka reaguar ditën e djeshme ndaj kryebashkiakut aktual të Tiranës Edvin Kristaq Ramës i cili ka përgënjeshtruar në lidhje me konkursin që zhvilloi Kuvendi i Shqipërisë për Kompleksin e Ri Parlamentar. Përmes një konference për shtyp Ruseti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e baza të kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, zotit Rama duke deklaruar se,“Shoku Edvin Rama gënjen për gjithçka në lidhje me rikonstruksionin e sallës së seancave plenare, gënjen për apartamentin, gënjen për reklamat, gënjen për votimin në internet”. Më tej zëdhënësja e kryetares së Kuvendit, Ruseti deklaroi se mazhoranca e kupton që shoku Rama është i shqetësuar sepse për Kompleksin e Ri Parlamentar u bë konkursi më transparent dhe më i suksesshëm që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. “E kuptojmë që shoku Rama është i shqetësuar për pjesëmarrjen e studiove arkitekturore më dinjitoze sot në botë, është i shqetësuar që juria është drejtuar nga një ndër kritikët e arkitekturës më autoritar të fushës Hans Ibelings. Ne e kuptojmë që është i shqetësuar për publikimin që iu bë të gjitha projekteve të ardhura, se ai një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë. Duke shtuar më tej se, edhe dje deklarata e shokut Edvin Kristaq Rama është një gënjeshtër fund e krye, jo vetëm në çdo fjali, jo vetëm në çdo fjalë, por në çdo germë dhe shifër të saj. Gjithashtu përmes kësaj deklarate për mediat zëdhënësja e kryetares së Kuvendit, Suela Ruseti akuzoi Edvin Kristaq Ramën i cili po mundohet të hedhë baltë çdo ditë jo vetëm mbi Kuvendin por mbi studioi italiane gjermane, parisienë e vjenezë”, u shpreh më tej zëdhënësja. Ajo theksoi se balta që ai hedh mbi studiot italiane, gjermane, parisienë e vjenezë, vetëm nderojnë konkursin më publik e transparent të realizuar ndonjëherë ne vend. Me tej ajo tha se, “shoku Rama, në fakt çdo ditë po hedh baltë mbi Hans Ibelings e jo mbi Kuvendin, përpiqet në dëshpërim të hedhë baltë mbi Ama Paris, mbi Cucinella Politecnica, e mbi Coophimelb (L)Ou e Ëolfang Prix një profesor i njohur nga Viena, Harëard dhe deri tek Universiteti i Columbias, arkitektit që ka realizuar projekte fantastike në Mynih, projekte muzeale nga Ohaio dhe deri në Shangai”. Ruseti theksoi me tej se balta bie vetëm mbi shokun Rama, të tronditur e në panik që Tirana në 100 vjetorin e themelimit të shtetit Shqiptar, kur ai nuk do jetë më Kryetar, do ketë siç i takon një monument kombëtar unik, në të njëjtën kohë një vepër arti që do zbukurojë Tiranën, të cilën ai e shkatërroi. Në përfundim të kësaj deklarate për mediat zëdhënësja e kryetares së Kuvendit i dha një mesazh zotit Rama përmes të cilave theksoi se “Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kujton edhe një herë zotit Rama se nëse do t’i kishte shkuar ndonjëherë në mendje të abuzonte me fondet publike, duke trukuar konkurse apo sajuar konkurrime, do të kishte vendosur të merrte teserën e Partisë Socialiste dhe të drejtonte Bashkinë e Tiranës”. Gjithashtu Ruseti në përfundim të fjalës së saj tha se, “Kuvendi i bën ftesë shokut Rama të hetojë çfarë të dëshirojë, sepse dyert e Kuvendit nuk janë të mbyllura si të Bashkisë së shokut Rama. Kuvendi i Shqipërisë nuk është Bashkia e Tiranës, është modeli krejt i kundërt i saj”, përfundoi zëdhënësja e kryetares së Kuvendit Suela Ruseti.
...