E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Zhan Darka e Ramës është në turrën e shkurreve?

28-03-2011 / Nga Shqipe Xoxi

Pa shih, pa shih! Në një intervistë “shqip”, Megi Ajtyresa pretendon jo pak ngjitje në karrierë, por të jetë mishërimi i Zhan D’arkës në mesjetën e mbretërinë socialiste. Ajo thotë në një intervistë të së dielës në një të përditshme se “të qenët tip Zhan Dark në kohët moderne nuk e di sa vlen”, më pas shton se “nuk më pëlqen të bëhem Zhan Dark i kohëve moderne, por të gjithë shqiptarët e kanë jetuar këtë tranzicion të tejzgjatur dhe nuk mendoj se duan të vazhdojnë ta jetojnë në të njëjtën mënyrë”.
Mirëpo Megi Ajtyresa s’e ditka parimin matematikor se dy mohime bëjnë një pohim. Bile një pohim goxha të fortë për nga krahasimi. Gjithsesi ishte hera e parë që lexoja mendimet e vyera të Megit të Ramës, kësaj vajze shkodrane që më shumë se kushdo tjetër është përdorur për të thënë aq shumë banalitete kohët e fundit për shtyp. Megjithëse është mosha, si vajzë e re shtysa për folur sa më shumë e pa menduar është natyrale. Edhe pse diçka të bie në sy kur lexon intervistën. Në intervistën e Megit të Ramës nuk reshtet së thëni: “isha”… “isha një vajzë mjaft e re, e mbushur me pasione, ëndrra dhe dëshira”, “Gjithçka filloi nga vetja, ndihesha një e re në mes të Europës”, “Si e re isha mjaft idealiste”.
E kaluara e së tashmes për Megin është e pranishme. Mirëpo cilido që nuk e njeh Megin dhe lexon për herë të parë që ajo shprehet: se kur “isha e re”, shpejt do të mendonte se ajo është një nga ato gratë e vjetra të PS-së, që ka tërhequr lëkurën me liftingje të ndryshme dhe futur silikon gjoksit e botox buzëve për të qenë në treg.
Sakaq Megi është shumë e re nga ana biologjike, edhe pse asaj i duket vetja e vjetër në frazeologjinë që shpreh. Ndofta është e njëjta sindromë që kap xixëllonjat e semaforëve, që edhe pse janë vetëm 27-28 vjeç për tregun e zi të mishit të bardhë duken të vjetra, edhe pse s’jemi të sigurtë për diagnozën. Gjithsesi, larg o zot të mendojmë diçka të tillë për Megin, sepse vjetërsia e saj vjen më shumë nga pakënaqësia e të mos qënit prima-donna në Partinë Socialiste. Të tjera femra e zotërojnë zemrën e shefit.
Gjithashtu në intervistë zbulohet diçka që të lë pa frymë: ajo nuk është socialiste, por një tjetër arriviste makiavelike e ardhur në Tiranë për t’ju larguar mediokritetit të periferisë kulturore. Ka shumë në Partinë Socialiste që s’janë socialistë - edhe pse s’e thonë, të gjithë e dinë. Kurse Megi është një prerje tjetër. Është e pa(fytyrë)komplekse për nga natyra. Ja si thotë me gojën e saj: “Unë u bëra pjesë e një partie duke e parë partinë si mjeti për të arritur qëllimin. Por për të arritur qëllimin duhet të ketë një grup pune, i cili ka të njëjtat qëllime me ty dhe unë këtë e gjeta te Partia Socialiste me një fytyrë të re”. Natyrisht qëllimet e saj, për çfarëdo qofshin ato, nuk kanë të bëjnë me politikën e majtë, pasi ajo i është e devotshme dhe besnike vetëm një njeriu - Edi Ramës - që socialist s’ka qenë asnjë ditë. Përkundrazi ka qenë ndër të parët që ka kërkuar teserën e PD-së. Të shkuara të harrura, për të gjithë. Ndërkaq pa pikë turpi, Megi e thotë fare ashiqare se nuk i pëlqen sesi përfaqësohet Partia Socialiste: “Niveli i Parlamentit sot është për të të ardhur keq”. Natyrisht këto mendime janë të mentori ose të tutorit të saj, Rama, që s’janë në Parlament. Bile shkon deri aty sa thotë “fajin e ka Saliu”. “Berisha si individ jashtë politikës nuk përbën asnjë lloj interesi, por Berishës në kontekstin politik sigurisht që do t’i referohemi, sigurisht asnjëherë në kontekstin individual ashtu si rëndom bën
Partia Demokratike”.
Mirëpo a nuk është referim individual kur Partia Socialiste me tellallët e saj përgojon dhe shpif me familjen e Kryeministrit? Sigurisht që po. Ndonëse Megi i Ramës, si një soprano edviniske, harron se është njëra prej të shumtave në ingranazhin politik të opozitës kundër qeverisë Berisha. Edhe ajo si Zhan D’arka në Mesjetë ka dëgjuar zërat nga lart, të njëjtët zëra që dikur dëgjonte edhe Rama para do kohësh. Zhan D’arka e Ramës, Megi është në turrën e shkurreve, pasi është gjendur në majë të forumeve të një partie, pa asnjë ditë kontribut real nëpër seksione të forumeve rinore. Por është katapultuar në politikan e kategorisë superiore për arsyen e vetme se mbulon kuotën rozë të Partisë, si kusht për të qenë arnimi imazhor i një udhëheqësi që me seksin tjetër ose ndryshe, ka një sërë aksidentesh me pasoja frakturash, çmendinash dhe presionesh psikologjike. Shpresojmë që Megi mos të hyjë në palmaresin e këtyre dhunimeve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›