E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama kthehet me simptoma të rënda krize nga vendi i krizës ekonomike, Greqia

Edi Rama u kthye nga Greqia me ethe të tmerrshme, të cilat paralajmërojnë për një krizë akoma më të rëndë të lidershipit të selisë rozë. Dhe kjo jo nga keqardhja e tij ndaj hendekut të vendit fqinj, ku qëndroi disa ditë me radhë, por për faktin se në Shqipëri nuk gjen një terren të tillë, ku të aktivizojë huliganët rrugëve të kryeqytetit. Megjithatë, nga vizita në Athinë, Edi Rama kishte harruar çështjen e kutive, të cilën dje, s’e përmendi për asnjë moment, teksa dalja e përjavshme për mediat, ishte kryekëput për një realitet inekzistent.
Krizë e madhe ekonomike, financa në rrënim dhe një shtet në prag të falimentit, ishte epilogu i Ramës dhe mjerimit të tij Shkëlqim Cani, i cili këtë herë kishte zgjedhur t’i qëndrojë sa më pranë, duke ditur se kryetari i socialistëve s’merr vesh shumë nga indikatorët ekonomik dhe çast pas çasti mund të bëjë ndonjë broçkull.
Shmangia e vëmendjes nga një kërkesë 1 vjeçare, si ishte ajo që binte në kundërshtim me ligjin, hapja e kutive të votimit, do të thotë shumë. Rama ka pranuar në heshtje se është një betejë e humbur dhe se tani i duhet të sajojë ndonjë konflikt tjetër artificial, për të mbijetuar nga kjo mesele e rrezikshme, duke parë rebelimin e socialistëve të thjeshtë në rrethe. I sapokthyer nga vizita disa ditore në Athinë, vizitë kjo që në vetvete nuk kishte ndonjë axhendë specifike, veç halleve personale të Ramës dhe Coo.
Në mungesë të plotë koherence me realitetin politik dhe ekonomik, për shkak se jo vetëm që nuk kupton nga zhvillimet në vend, por mbart dhe një nivel të lartë doze injorance, ndërsa merr të mirëqena shifrat e falsifikuara nga Shkëlqim Cani, i cili si kurdo herë edhe sot u gjet në krahun e djathtë të kryesocialistit. Jo më kot, arsyetimi i parë që të vjen në mendje dhe realisht meriton t’i kushtohet një konsiderim i veçantë, është ajo e hartimit të një skenari të mundshëm për të ngjallur panik dhe trazira në vend, lëvizje këto jashtë çdo konteksti me klimën ekonomike dhe politike në Shqipëri. Por, i frymëzuar nga huliganizmi rrugaçëror i disa qytetarëve grekë rrugëve të Athinës, Edi Rama vjen në Tiranë i mobilizuar për të ngjallur panik në radhët e popullsisë, por si çdo herë edhe ky rast i shkuar huq, pasi s’ka pasur kurrfarë efekti.
Militantizmi i Shkëlqim Canit, jo vetëm që s’i ka bërë punë, por përkundrazi ka sjellë gajasje të pashmangshme në radhët e gjëra të politikës dhe medias, për sa kohë ish guvernatori i BSH njihet si një falsifikator i rëndomtë i shifrave ekonomike dhe për deklaratat e tij emocionale, pra të momentit. Ndaj dhe Edi Rama s’ka shpëtim tjetër, për sa kohë i ka dështuar turpërisht kauza e zgjedhjeve të 2009-ës dhe një pjesë e politikës po mendon hapjen e fushatës elektorale për ato lokale, veçse të verë në konsum çdo mjet të mundshëm që mund t’i shërbejë sado pak, duke ndjellë Mjerim në vend të Shkëlqimit. Edhe tendenca e krizës ekonomike, është pikërisht fryt i krizës së tij të lidershipit dhe politikës së shtrydhur që ka kapluar ngrehinën socialiste, por pa harruar dhe indikatorët që manipulon ish guvernatori i BSH, i cili në këto momente po pretendon llokmën e tij në selinë rozë. Kjo tregon qartë se vendimmarrja e opozitës bëhet në kullat e Pezës, atje ku dashamirësit nuk i mungojnë Ramës, ndërsa tentohet të impementohet nga zyrat e Tiranës.
Rezultati është i qartë: Zero!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›