E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përmirësimi i legjislacionit shqiptar në fushën e medias, sipas standardeve të vendeve të BE-së”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, takon përfaqësuesen e OSBE-së, Mijatoviç

Kreu i diplomacisë shqiptare Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim me Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Dunja Mijatoviç. Gjatë takimit zëvendëskryeministri Meta vlerësoi punën e rëndësishme që kryen ky institucion në drejtim të zbatimit të angazhimeve të OSBE-së në fushën e lirisë së shtypit.
Meta shprehu gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të përfituar nga përvoja e zyrës së OSBE-së për Lirinë e Shtypit në procesin e përmirësimit të legjislacionit shqiptar në fushën e medias, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.
Nga ana e saj, Mijatovic nënvizoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka pasur me institucionet shqiptare dhe aktorët e ndryshëm të medias në vend, si dhe u angazhua se institucioni që ajo përfaqëson do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet shqiptare për rritjen e standardeve të shtypit të lirë në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›