E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tirana, në gjendje katastrofike, vetëm vota e qytetarëve mund ta shpëtojë”

Deputeti i PD-së Tritan Shehu

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka inspektuar dje njësinë Bashkiake nr. 3, ku ka konstatuar paaftësinë e plotë të bashkisë qendrore në drejtim të mbështetjes së jetës së qytetarëve dhe aktiviteteve ekonomike.
“Ju mund të konstatoi vetë gjendjen katastrofave që ekziston në këtë treg të madh të qytetit tonë. Këta që tregtojnë këtu paguajnë rregullisht taksa lokale, tarifën e ambienteve të këtushme dhe rezultati është si të jesh në një treg të një qyteti mesjetar. Në realitet, taksat janë shumë të larta por shërbimin që qytetarët marrin është zero.
Deputeti shehu tha se ky është një shqetësim serioz, i cili prek të gjithë qytetarët e Tiranës dhe tregtarët e kësaj zone”, u shpreh deputeti Shehu.
Sipas tij, bashkia e qendrore, ajo që kontrollohet nga Edi Rama, s’ka realizuar asnjë investim në këtë zonë, ndërsa taksat vazhdojnë të vilen rregullisht.
“është plotësisht e papërgjegjshme dhe cinike të mos realizosh asnjë investim për të përmirësuar këtë gjendje skandaloze. Në këtë mënyrë veçse përçmohet biznesi dhe vështirësohet jeta e banorëve. Nuk kuptojmë se ku shkojnë ato taksa të larta që paguajnë qytetarët? Ku shpenzohen? Sepse e njëjta situatë përsëritet në të gjitha tregjet në kryeqytet”, deklaroi deputeti demokrat, Shehu.
Sipas tij, aktualisht kemi të bëjmë me dy probleme, të cilat mund të konsiderohen fare mirë si elemente bllokues.
“Me një keqpërdorim të plotë të të ardhurave nga taksat e larta lokale, që paguhen nga qytetarët dhe biznesi për bashkinë e Tiranës. Me një politikë krejt centraliste ndaj njësive bashkiake nga bashkia qendrore, politikë kjo, që e kombinuar me paaftësinë e kësaj bashkie, krijon vetëm situata të tilla katastrofike. Në këtë mënyrë asgjë e mirë nuk mund të ndodhë në dobi të komunitetit. Pa dyshim vetëm votat e njerëzve në zgjedhjet e ardhshme lokale mund ta ndryshojnë gjendjen”, tha më tej ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›