E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, studio ligjore për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri

Për të rritur fleksibilitetin dhe frytshmërinë e investimeve vë Shqipëri, qeveria ka ndërmarrë një nismë të veçantë, duke pajtuar një studio ligjore, e cila do të thithë fonde nga programet e ndihmës së thuaj. Firma Patton Boggs, do të kryejë shërbimet e kërkimit në fushën ligjore dhe të avokatisë, të cilat do të shërbejnë për thithjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj, për investimet e huaja direkt nga SHBA dhe bota në fushën ekonomike, si dhe shërbime të tjera.
Patton Boggs është një nga firmat më të njohura në Washington, ndërsa shefi i ekipit të Shqipërisë në Patton Boggs do të jetë ambasadori Frank Wisner, një nga diplomatët më të spikatur të Departamentit të Shtetit Amerikan tashmë i tërhequr nga shërbimi aktiv. Wisner ka qenë edhe negociatori për SHBA-në i statusit të Kosovës.
Kontrata e qeverisë shqiptare parashikon një pagesë mujore prej 5.5 milionë lekë të reja.
Patton Boggs është themeluar në vitin 1962. Që prej 40 vjetësh kjo studio ligjore punon ngushtë me Kongresin dhe administratën e SHBA-së, si dhe me dy partitë kryesore amerikane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›