E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Vatrës: Opozita shqiptare po luan me fatet e Shqipërisë

(UPDATE) - Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” po ndjek me vemendje zhvillimet në Shqipëri dhe është thellësisht e shqetsuar nga gjëndja e rëndë politike e krijuar, sidomos kohëve të fundit, me veprimet absurde të opozitës. Djegëja e Flamurit të NATO-s gjatë protestave të saj para dy ditësh në sheshin e Tiranës është një akt i shëmtuar të cilin “Vatra” e dënon në mënyrën më të ashpër, si një akt të ultë që dëmton prestigjin e shqiptarëvet dhe tenton të dëmtojë procesin e integrimit të tyre në Europë. Kemi vërejtur obstruksionizmin e shtuar të palës humbëse mbas votimeve të 28 qershorit, në vend të një bashkëpunimi konstruktiv me koalicionin qeveritar për të mirën e vendit, pa iu shmangur rivalitetit politik që është normal në një sistem demokratik.


Me bojkotin e Parlamentit dhe me protestat e pafund, simbas disa analistëve, udhëheqsi socialist tenton të ruaj vëndin në krye, pse simbas statutit të partisë, kreu ep dorëheqjen kur humben zgjedhjet dhe lë vëndin tjetërkujë. Por këmbëngulja për mosbindje civile dhe thirrjet ogurzeza ”Ja vdekje ja liri” dëshmojnë për mendimin e marrjes së pushtetit me çdo kusht, duke rrezikuar trazira në Shqipëri. Kjo na kujton vitin tragjik të 1997-s. Qeveria dorëzoi Pyetsorin për anëtarsim në BE dhe ne bashkohemi me pjesën më të madhe të popullit shqiptar duke e përgëzuar me mirënjohje për këtë arritje historike. Delegacioni i opozitës nuk u bashkua me atë të qeverisë as për të bërë dorëzimin, duke dëshmuar kështu se PS është kundër integrimit, aspirates shekullore të shqiptarëve. Federata Panshqiptare “Vatra” bën thirrje për ruajtjrn e rendit demokratik dhe të shtetit ligjor, dhe opozita të këthehet në Parlament për të kontribuar në zhvillimet ekonimike e politike dhe në proceset e integrimit, duke vënë interesat e popullit dhe fatet e Shqipërisë mbi interesat partiake dhe vetjake.


Për Këshillin Drejtues, Dr. Gjon Buçaj, Kryetar



Ish të burgosur dhe të persekutuar politikë, protestë para selisë së PS


Ish-të burgosur dhe të persekutuar politikë protestuan sot para selisë së Partisë Socialiste: "Bllokmenët e rinj nuk mund të pëngojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Edi Rama mos pengo rrugën evropiane të Shqipërisë"


Në qendër të protestës ishte qëndrimi i kësaj shtrese për socialistët grevistë që per të përseketuarit e sistemit komunist, janë pikërisht bijtë e persekutorëve që po pengojnë integrimin evropian të vendit me akte ekstremiste dhe antishqiptare. “Bllokmenët e rinj nuk mund të pëngojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Edi Rama mos ndalo rrugën evropiane të Shqipërisë” - ishin thirrjet e protestuesve me flamuj të NATO-s dhe të BE si dhe me dhjetra foto të të pushkaturave dhe të dënuarve në burgjet komuniste. Të persekutuarit politikë shprehën indinjatën e tyre të thellë se Edi Rama dhe pasuesit e tij nuk mund të ndërpresin në mes aspirarat dhe ëndrën evropiane për të cilën u sakrifikaun me qindra mijëra shqiptarë ne burgje e kalvare të gjata vuajtjesh e internime gjate diktaturës 45 vjecare. Në një deklaratë të përbashkët shoqatave së të përsektuarve dhe Institutit të Integrimit të të përndjekurve politikë ndër të tjera thuhet se : Nxitësi kryesor i turbullirave që po shkaktohen këto ditë ështëEdi Rama që me klikën e tij bën thirrje për rrëzim të qeverisë së dalë nga zgjedhje të certifikuara të 28 Qershorit Deputetët e Partisë Socialiste, pinjollë të blokkut komunist të udhëzuar nga kryetari I tyre thërrasin “ja vdekje ja liri”, parrulla që të kujtojnë kohët e errëta të vrasjeve politike , vecanërisht ato në 97 si ushatarkët e lartë Bujar Kaloshi Lekë Qoku, Besnik Hidri, Besim Cera etj. Ish të persekutuarit politikë” - thuhet në deklaratë nuk kanë harruar torturat dhe vuajtjet mizore te komunisteve për liri e demokraci dhe u kujtojmë bijve të bllokut që koha e komunizmit ka ikur njëherë e përgjithmonë. Greva e urisë apo ide të tjera revolucionare të llojit Leninist nuk kanë vend në Shqipërinë e NATO-s dhe përpjekjet e saj për liberalizim të shpejtë vizash. Shtresa jonë- thuhet më tej në deklaratën e shoqatave dënon rëndë aktin e djegjes së flamurit të NATO-s për të cilët dhanë jetën shqiptarët në protestën e e lavdishme të SPACIT apo u dënuan me qindra vite burgje e internime. Këtë flamur e djegin sot fëmijët e baballarëve persekutorë të lirisë, por liria nuk vdes. Të persekutuarit politikë- thuhet në deklaratë do të vazhdojnë me cdo kusht mbrojtjen e integrimit të Shqipërisë në Evropë dhe lëvizjen aq të dëshiruar të shqiptarëve pa viza në Evropë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›