E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, llogorja antishqiptare që premton rezistencë edhe në 2011-n

25-12-2010 / Re.po

Një ditë pas negociatave parlamentare, xhumaja e Edvinit ka sqaruar se ai s’është i interesuar as për konsensus e as për hetim parlamentar. Pasi ka poshtëruar deputetët e tij, kreu i PS ka dalë në media për të konfirmuar se s’kërkon konsensus e respektim institucionesh, por se do të vijojë axhendën e destabilizimit, si e vetmja rrugë që e mbron nga kërcënimi që i vjen nga ortakët e krimit

Dje Edi Rama ka nxituar që në vigjilje të Kërshëndellave, t’u rikonfirmojë shqiptarëve lajmin e keq se do të kenë të bëjnë me të edhe gjatë 2011-s, edhe më fort e edhe më zi sesa në 2010-n. Pasi i turpëroi deputetët e tij dhe i shndërroi në manekinë që s’ishin gati në mesnatë të firmosnin një marrëveshje, edhe pse ajo që ofronte kryeministri Berisha ishte edhe më shumë sesa ajo që kishte ofruar fillimisht establishmenti socialist, Edvini doli një ditë më vonë dhe s’u ra fare prapa negociatave dhe fatit të tyre këtë fundvit, por lëshoi fatia-t, se dialogu kishte marrë fund e se tashmë ishte koha e revolucionit për të rrëzuar qeverinë.
S’është fjala të analizojmë gjasat e këtij revolucioni edvinist, pasi është e qartë se ato janë zero, por duhet përqendruar vëmendja tek shndërrimi i rendit të punëve në PS, në një listë të qëllimeve të Edi Ramës për të mbetur në politikë e me imunitet, në dëm të përfaqësimit politik të Partisë Socialiste. Pas rigjallërimit të Kadriovskit dhe pas vullnetit që ka treguar Prokuroria e Përgjithshme për të shpluhurosur dosjet me marrëdhëniet okulte të Edvinit e Erion Braçes me Ginën, Aldo Baren, Enver Dondollakun e Hakmarrjen për Drejtësi, bllokimi i jetës politike dhe kushtëzimi i saj me koncesionin që drejtuesit e opozitës të mos hetohen shndërron në jetike përpjekjen për të intimiduar institucionet dhe për ta shndërruar axhendën e tyre në produkt të një marrëveshje që do ta paraqiste Edvinin si të pandëshkueshëm. Këtë gjë deklaroi dje Edvini teksa konfirmoi se s’do të ketë më bisedime për komisionin hetimor e se kishte ardhur koha për një revolucion haxhiqamilist. S’ishte fare problem për të nulifikuar buratinët e Grupit Parlamentar, të cilët mbrëmjen e së enjtes u munduan të shfaqeshin si sovranë që mund të nënshkruanin një marrëveshje që do të zyrtarizonte kapërcimin e ngërçit politik. Edvini i përdhosi veglat e tij parlamentare dhe dje artikuloi prioritetin e tij për 2011-n, prioritete që s’janë lajme të mira për shqiptarët. Ai do të jetë sërish nëpër këmbë për të vonuar axhendën integruese të shtetit-amë, megjithatë tashmë leximet janë të qarta dhe siguria e djeshme ishte fakti se Edvini s’e ka dashur kurrë hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai s’është i interesuar për hapjen e kutive, ai thjesht nuk dëshiron të ketë fare zgjedhje, por kërkon të konservojë 40 përqind të pushtetit në Shqipëri, si një hipotekë që atë ta mbrojë nga keqbërësit që e kanë marrë peng, atë dhe industrinë e Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›