Edi Rama mban peng Planin Rregullues, për t’u dhënë llokma kompanive me të cilat ndan fitimet

Akuzat për kryebashkiakun e Tiranës
TIRABNE - Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje nga Shkodra, kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama se nuk dorëzon Planin e Përgjithshëm Urbanistik të kryeqytetit, për ta përdorur për llokma për kompanitë e tij të medieve me të cilat ndanë fitimet.
“Nuk e dorëzon atë pasi nuk do që qytetarët e Tiranës të zhvillojnë qytetin e tyre në përputhje me një plan të miratuar, por do ta përdorë llokma për kompanitë e tij të medieve dhe kompani të tjera me të cilat ndan fitimin”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë, i kërkoi në mënyrë të prerë kryebashkiakut që të dorëzojë Planin e Përgjithshëm Urbanistik të kryeqytetit.
“Plani urbanistik nuk është pronë as plaçkë e tij, por është pronë e qytetarëve të Tiranës dhe e mbarë shqiptarëve që kanë në Tiranë kryeqendrën e vendit”, vlerësoi kryeministri.