Berisha: Bashkia e Tiranës po mban peng Planin e Përgjithshëm Urbanistik të kryeqytetit
Kryeministri Berisha përuroi sot rrugën Jeronim de Rada dhe monumentin e kulturës “Truma e dugajve të reja” në qytetin e Shkodrës, investim me vlerë 12 milionë lekë.Duke vlerësuar këtë vepër të viteve 1870, i cili ka qenë burimi ku kanë shuar etjen kalimtarët, Kryeministri Berisha tha se Bashkia e Shkodrës e riktheu këtë monument në vlerë të qytetit.Kryetari i Bashkisë së Shkodrës pasi ka vendosur këtu standarde 18 herë më të përshtatshme për biznesin se sa kryetari i Bashkisë së Tiranës po bën restaurimin e vërtetë të qytetit po i rikthen Shkodrës vlerat e saj bashkë me arkitektët, me punëtorët, të cilët unë i përgëzoj. Nga ana tjetër nuk mund të mos rri pa denoncuar sot qëndrimin që mban zoti Rama ndaj Planit Rregullues të qytetit të Tiranës”, u shpreh Kryeministri. Kreu i qeverisë tha se: Nuk e dorëzon atë pasi nuk do që qytetarët e Tiranës të zhvillojnë qytetin e tyre në përputhje me një plan të miratuar, por do ta përdorë llokma për kompanitë e tij të mediave dhe kompani të tjera me të cilat ndan fitimin. Edhe njëherë nga Shkodra i kërkoj në mënyrë të prerë të dorëzojë Planin e Përgjithshëm Urbanistik të kryeqytetit. Plani urbanistik nuk është pronë as plaçkë e tij, por është pronë e qytetarëve të Tiranës dhe e mbarë shqiptarëve që kanë në Tiranë kryeqendrën e vendit".
...