E Diel, 1 Nëntor 2026

Me ndryshimet kushtetuese, u hoqën simbolet kombëtare

TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar dje dy forcat e dy forcat e mëdha politike, PD-në dhe PS-në, se me ndryshimet në Kushtetutë i kanë hequr asaj simbolet kombëtare. Këto akuza të LSI-së i ka përcjellë dje për mediat nënkryetarja e kësaj partie, Erisa Xhixho, e cila the dje se “pasi ndryshuan një sërë nenesh, të cilat dobësuan rolin e gjyqësorit dhe pavarësinë e Prokurorisë, PD dhe PS guxuan dhe i hoqën Kushtetutës së Shqipërisë edhe simbolet kombëtare, duke e ngjyer atë më bojën e PD-së”. Xhixho shtoi më tej se “ky veprim vërteton edhe njëherë mungesën totale të respektit ndaj Kushtetutës dhe simboleve kombëtare”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›