E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama mban peng buxhetin e Tiranës

Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se po mban peng buxhetin e qytetarëve të kryeqytetit. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, tha sot gjatë një konference për shtyp, se ''Edi Rama po mban peng buxhetin e qytetarëve të Tiranës vetëm e vetëm se atë e ka ndarë dhe përcaktuar për klanet e tij. Rama si Kryetar Bashkie me korrespondencë e ka futur Tiranën në një paralizë të plotë, sepse deklaron ose Koço- buxheti, ose buxhet nuk do të ketë. Partia Demokratike e paralajmëron z. Rama se pa transparencën e plotë të buxhetit të Tiranës, këshilltarët e saj do të votojnë atë kundër'', tha Bogdani, i cili ndërkohë denoncoi dhe "keqpërdorimin që u bën z. Rama mediave të kontrolluara prej tij, më keq se në kohë te monizmit, të cilat shpërndajnë çdo ditë trillime në mbrojtjen e buxhetit të Edi Ramës''.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›