Edi Rama, mbledhje pa leje, në një hotel “pa leje”
Zbulohet denoncimi në faqen zyrtare të PS, Stoprrënimit.com. Fasada e hotelit shoqërohet me denoncimin e qytetarit se ky hotel është ngritur pa leje dhe jashtë rregullave urbanistike.
Pyetja e Ditës: A po e shantazhon Edi Rama pronarin e hotelit, në mënyrë që të mos paguajë faturën 60 mijë euroshe të dy ditëve zijafet?
Mbledhja më e shtrenjtë e 100 viteve që është bërë në Shqipëri është bërë në një “hotel pa leje”. Këtë nuk e themi ne, por faqja zyrtare e hapur nga Edi Rama për të denoncuar ndërtimet pa leje, stoprrënimit.com gjendet edhe fotoja e hotelit në të cilin është mbledhur qeveria në ardhje. Ky fakt e turpëron edhe më shumë këtë kabinet që nuk skuqet nga turpi i shpenzimeve marramendëse të akomodimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij. Kabineti i Edi Ramës dhe zëvendëskryeministri është akomoduar sipas rëndësisë në hierarkinë qeveritare dhe politike 3 suitat, që kushtojnë secila 135 euro nata. Këtu nuk përfshihet shërbimi në dhomë që ka një ekstra prej 30 eurosh. Ndërsa 19 ministrat e Ramës, ministrat me portofol Shkëlqim Cani, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Klajda Gjosha, Nasip Naço, Arben Ahmetaj,Gjiknuri, Eglantina Gjermeni, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Ilir Beqja, Lindita Nikolli, Erjon Veliaj, Mirela Kumbaro, Lefter Koka dhe ministrat pa portofol Milena Harito, Blend Çuçi, Ilirjan Celibashi, kanë marrë dhomë dopio, që kushtojnë nga 130 euro nata. Stafi i çdo ministri prezent në Vlorë kishte sjellë me vete 3 veta, shef kabineti, këshilltar politik dhe zëdhënës, që kanë marrë dhomat treshe dhe dyshe, që kushtojnë secila 90 euro nata (me mëngjes). Nuk dihet kush do të paguajë mbi 70 dhomat, për dy ditë qëndrim, me mëngjes, drekë dhe darkë në hotelin që do të mblidhet qeveria e re. Fatura e shpenzimeve të prenotimit nuk është transparente. Transparenca mungon totalisht në këto shpenzime të mëdha. Afërmendsh më e pakta që mund të bëjë Edi Rama është mosprishja e hotelit. Sidoqoftë sipas përllogaritjeve me çmimet që janë në faqen zyrtare të Hotel “Nju Jork” del se tre suita në të cilat do të qëndrojë Edi Rama, Niko Peleshi dhe shefja e kabinetit, Vali Bizhga, sipas çmimit do të kushtojë gjithsej 810 mijë euro nata, dhe dy ditë 1620 euro. 19 ministrave të Edi Ramës, do t’u kushtojë qëndrimi në hotel gati 5 mijë euro. Ndërsa stafit të ministrave dhe Edi Ramës kostoja e qëndrimit në hotel shkon 12 mijë euro. Në këtë llogari nuk përfshihen drekat dhe darkat e kryeministrit në ardhje Edi Ramës dhe ministrave të tij. Sipas një llogarie matëse, një drekë mbi 70 persona kushton në një restorant luksoz rreth 5 mijë euro, ndërsa edhe darka po aq. Me një llaf vaktet e Edi Ramës, ministrave dhe stafeve të tyre u shkon dita në një hotel me katër yje 10 mijë euro, pra, për dy ditë qëndrimi fatura shkon 20 mijë euro. Në total të shpenzimeve për një mbledhje qeverie dy ditore Edi Rama do të prodhojë një faturë afërsisht 50-60 mijë euro.