Edi Rama ne Gjirokaster: Pse dua ta fitoj garen elektorale

Gjirokastër, 1 mars 14:18 NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vijuar sot turin e takimeve me “Vullnetarët për Ndryshim” në jug të Shqipërisë.
Lideri i opozitës, është ndalur në qytetet e Përmetit dhe Gjirokastrës, ku ka folur për ndryshimin që i duhet vendit dhe që duhet të vij me zgjedhjet e 28 qershorit, që sipas Ramës janë historike për fatet e gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve.
Kryetari i PS, ka premtuar se pas ardhjes në pushtet, bujqit dhe fermerët do të marrin çertifikatat e pronësisë, sipas ligjit nr. 7501.
Për Edi Ramën, vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe këtë ndryshim të madh, mund ta realizojë vetëm Partia Socialiste, me bashkimin e ri opozitar të të gjithë qytetarëve
“Unë nuk jam në këtë garë për t’u ngjitur me çdo kusht në qeveri bashkë me disa ministra të tjerë, por për të transformuar bashkë me ju një vend në mes të Evropës, që është vendi ynë”, sqaroi kryesocialisti.
Kurse shtoi: “Unë nuk dua ta fitoj këtë garë jo për të vazhduar shfaqjen që shohim prej 18 vjetësh në politikën e qeverisjen e vendit, por për të bërë të mundur që të shfaqim së bashku më të mirën që kemi brenda nesh dhe ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç përshkruhet në amanetin e të parëve tanë”.
v.d/NOA