E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi per familjen shqiptare, shuhet nga gazi ne Firence te Italise

Vendi ku ndodhi ngjarja

Nga bashkëpunëtori ynë, Dritan Gremi

Firenze, 1 mars 11:29 NOA – Shpërthim fatal në një pallat në lokalitetin Barberino del Mugello, të Firenzes me pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare 35 vjeçe dhe fëmijëve të saj, një vajzë 14 vjeçare dhe një djalë një vit më i vogël.

Në incidentin tragjik ka shpëtuar nga vdekja, pronari i pallatit, Tommaso Mengoni i cili jetonte në katin sipër banesës ku ndodhi shpërthimi.

Ai tregoi se forca e shpërthimit bëri që ai të fluturojë jashtë dritares por pa dëmtime serioze. Mengoni gjendet në spital, jashtë rrezikut për jetën por gjithsesi ka djegie në 30 për qind të sipërfaqes së trupit.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 08.10 të mëngjesit në rrugën “Garibaldi”. Kryetari i bashkisë së Barberinos, Gian Piero Luchi, tregon se në katin e parë të pallatit të vogël, jetonte një familje shqiptare që paguante qera.

Nga hetimet doli se shpërthimi i ndodhur ka ardhur nga gazi që familja përdorte për gatim dhe për ngrohje.

Në rrethana ende të paqarta, është ndjerë shpërthimi i cili ka shkaktuar djegie të banesës dhe të mjediseve përreth saj, me pasojë djegien të gjallë edhe të tre pjesëtarëve të familjes emigrante shqiptare.

Ndërkohë, të afërmit e viktimave, kanë pohuar se vetëm pak ditë më parë, kryefamiljari ishte nisur drejt Shqipërisë.

Kurse kanë akuzuar: “Kjo ngjarje mund të evitohej”, - duke qartësuar se çështja e shpërthimit ishte rrjedhojë e amortizimit të sistemit të shpërndarjes së gazit në banesa në pallatin me pronar 38-vjeçarin Mengoni.

Ndërsa pohuan: Ai është një njeri jashtë kontrollit, i çmendur, mendoni: Deri në katër të mëngjesit mbante muzikën me zë tejet të lartë çdo natë, një njeri i droguar që është dhe motivi i tragjedisë”.

d.g/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›