E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët përforcojnë barrikadat, rritet shqetësimi për cenimin e rendit publik

25-03-2012 / Gazeta 55

Serbët kanë përfocuar rojet në barrikadat e vendosur në veri të Kosovës, pavarësisht se kjo mënyrë për të kundërshtuar sovranitetin e Prishtinës është kritikuar edhe nga Beogradi.
Spas mediave kosovare, trupa shtesë janë parë në urën e Ibrit, por gjithashtu edhe roje nga popullësia civile janë shtuar edhe në barrikadat e Zupçit dhe Dolanit.
Sipas serbëve, ata do të jenë të gatshëm të ndalojnë edhe mjetet e EULEX dhe KFOR, nëse do të jetë nevoja, ndërsa kërcënuan me mbylljen e pikëkalimeve kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.
Sipas agjensisë serbe “Srna”, serbët po merren me aktivitetet e tyre bujqësore, “por kjo nuk ndikon në gatishmërinë e tyre që në rast nevoje të mblidhen tek 16 barrikadat” e vendosura në pjesën veriore të Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›