E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhja Demokratike e Gruas, Vokshi: Vëmendje për fuqizimin ekonomik dhe social të grave

25-03-2012 / Gazeta 55

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë mbajti Kuvendin e degës Skrapar, nga ku u zgjodhën strukturat drejtuese të këtij forumi.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja, Albana Vokshi konfirmoi angazhimin e mazhorancës qeverisëse për të rritur pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje dhe në jetën politike. Deputetja Vokshi deklaroi se në administratën qëndrore dhe atë lokale, 65% e punonjësve janë gra dhe vajza.
Gjatë takimit me aktivistet e LDGSH-së në Skrapar, Vokshi tërhoqi vëmendjen edhe drejt fuqizimit ekonomik dhe social të gruas, duke krijuar mundësi kreditimi për bizneset që drejtohen nga gratë.
Në Kuvendin e Lidhjes Demokratike, dega Skrapar morën pjesë dhe deputetët e qarkut të Beratit, Genc Pollo, njëkohësisht Ministër për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, deputeti Lefter Maliqi, Prefekti i Beratit , Bujar Hoxha dhe drejtues të Partisë Demokratike në Skrapar, të cilët theksuan rolin e forumeve të LDGSH-së në proceset elektorale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›