E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Prishtinë – Beograd, planifikohet një takim mes Thaçit dhe Tadiçit

25-03-2012 / Gazeta 55

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, mund të takohen gjatë muajit qershor në Londër ose në Bruksel.
Burime ndërkombëtare, të cilat kanë folur në kushte anonimiteti për gazetën “Express”, kanë përjashtuar mundësinë që takimi të ndodhë në Sarajevë, për faktin se Bosnja Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kryeministri Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç mund të takohen gjatë qershorit në Londër, ose në Bruksel. Por takimi nuk ka gjasa të ndodhë në një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky zyrtar për gazetën.
Mundësia e takimit Thaçi-Tadiç është përmendur disa herë, sidomos gjatë procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat po zhvillohen në Bruksel.
Thaçi më herët ka deklaruar se nuk ka ndonjë problem ta takojë Tadiçin, pasi takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›