“Edi Rama nga oda e tij e fantazive, do t’i vërë mur bllokues zhvillimit”

Astrit Patozi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi deklaroi gjatë konventës se Partia Demokratike do vazhdojë të punojë fort për lidhjen e zonave rurale me akset kombëtare, por edhe për t’ju ofruar atyre më shumë arsimim e teknologji moderne.
Në anën tjetër tha Patozi qëndron Rama me alternativën e tij të bllokimit. Sipas Patozit Rama nuk e do zhvillimin e fshatit. “Edi Rama ka një vizion të krijuar në odën e tij të fantazive, ai s’do që Shqipëria rurale të zhvillohet, nuk punon që gjithë shqiptarët të zhvillohen njësoj, do të vërë mur bllokues për zhvillimin e fshatrave, duket se ai thellë-thellë e urren fshatin, banorët e Shqipërisë rurale i ka konsideruar si injorantë që votojnë Saliun”, tha Patozi.
Sipas Patozit strategjia e tij elektorale, përbëhet vetëm nga axhenda e tij personale. “Nga ai nuk pres asgjë të mirë është kundër çdo lloj zhvillimi”, u shpreh më tej Astrit Patozi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së.