E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama ngujohet një ditë para votimit – s’heq dorë nga sabotimi

30-05-2012 / Gazeta 55

Panik te deputetët socialistë, të cilët kanë marrë urdhër të jenë të gatshëm, sepse s’dihet se si do të jetë humori i kryetarit të tyre. Pas ultimatumit të ndërkombëtarëve, ka dalë zbuluar synimi socialist për ta përdorur presidentin për një bllokim të ri të parlamentit, por Edvini tashti e ka të vështirë të bëjë prapaktheu, për shkak të lobistëve anti-integrim që kanë pushtetit në kryesinë e PS-së

Mbërritja e diskutimeve të krerëve ë partive parlamentare të mazhorancës, te pika e përzgjedhjes së emrit të Prof Dr. Xhezair Zaganjori, si kandidat për president, e ngujoi Edi Ramën në Durrës. Me Oltën dhe Eglantinën, mes grave socialiste të Durrësit, Edi Rama dëshmoi se nuk i interesonte dhe se nuk përbënte problem për atë, zgjedhja e presidentit. Ndaj edhe zgjodhi vetëpërjashtimin nga procesi i përzgjedhjes së emrave.
Ndërkohë, mbërritja e procesit në këtë pik, u pasua me panik te deputetët socialistë, të cilët kanë marrë urdhër të jenë të gatshëm, sepse s’dihet se si do të jetë humori i kryetarit të tyre. Pas ultimatumit të ndërkombëtarëve, ka dalë zbuluar synimi socialist për ta përdorur presidentin për një bllokim të ri të parlamentit, por Edvini tashti e ka të vështirë të bëjë prapaktheu, për shkak të lobistëve anti-integrim që kanë pushtetit në kryesinë e PS-së.
Përpos kësaj, duke vazhduar “të shohë ëndrra me sy hapur” për kriza, ngujimi i Edi Ramës dje, ishte një lutje e heshtur e tij, për një krizë të mundshme.
Më herët, këtë dëshirë të pa fshehur të tij, Edi Rama e kishte shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Nga kjo mbledhje, kryetari i PS-së, e konsideroi “të djegur” raundin e sotëm të votimit në Kuvend për presidentin e ri, ku sipas tij, nuk do të ketë asnjë kandidat.
“Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit digjet pa kandidat dhe procesi hyn në një krizë, por një krizë është gjithnjë një medalje me dy anë. Nga njëra anë është tuneli i pamundësisë dhe nga ana tjetër mundësia për ta kthyer krizën në një shans, nga ku të dilet me një kuotë më të lartë, se sa ajo ku ndodhej përpara krizës. Dua të shpresoj se është kjo e dyta dhe ju siguroj se kjo mund të ndodhë”, deklaroi kryetari Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së.
Para grupit parlamentar ët PS-së, ai kërkoi dje edhe njëherë, mbledhjen e tryezës së kryetarëve të partive parlamentare për arritjen e konsensusit për emrin e presidentin e ri dhe kryerjen e reformave që kanë ngecur tashmë.
Ndërkohë, kjo tryezë ka qenë aktive, gjatë gjithë ditës së djeshme, por Edi Rama zgjodhi të ngujohet mes grave socialiste të Durrësit.
“Dje (pardje) kryeministri Berisha i cilësoi katër pikat tona si ultimatume për të bllokuar rrugën e sukseseve të tij imagjinare drejt BE-së, por, në fakt ato janë katër kushte themelore dhe parimore të vendosura para klasës politike shqiptare dhe qeverisë, në vigjiljen e provimit tonë të vjeshtës”, deklaroi Rama para deputetëve të PS-së, avazin e tij më të fundit.
Edi Rama thotë se në këtë mënyrë procesi hyn në krizë por nuk do të thotë se nuk ka kohë për të gjetur një zgjidhje konsensuale.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›