Meta: T`i jepet vendit një president që bashkon

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar në seancën e parë për presidentin e ri të vendit se është koha që t`i jepet vendit një president që bashkon sa më shumë. Sipas tij propozimi i mazhorancës për Xhezair Zaganjorin është përpjekja për të vendosur një standard të ri në politikë.
“Është bërë shumë mirë që është bërë një propozim dhe besoj që mazhoranca ka dhënë një standart për disa nga tiparet që mund të kishte presidenti i ri i vendit. Dhe e vërteta është se rrallë herë për një kandidat tjetër, kandidati konkret gërsheton përvojën diplomatike, që është një nga detyrat e presidentit, përvojën në fushën e gjyqësorit dhe atë akademike. Kemi dhënë një mesazh që politika sheh edhe përtej vetes” shtoi Meta.
Ndërsa ka vlerësuar Xhezair Zaganjorin si kandidat mjaft të vlefshëm, Meta ka theksuar se koha e shkurtër ka bërë që kjo kandidaturë të mos vlerësohet. “Mendoj që koha e shkurtër ka bërë që mos të jepet një vlerësim për kandidaturën. Kandidati dhe cilësitë e tij janë mjaft serioze për t`u marrë në considerate. Mendoj se ky është një process serioz që duhet ti përgjigjemi me seriozitet” shtoi më tej Meta.
Sa i përket 3 pikave të propozuara nga PS-ja, Meta theksoi se : Këto 3 çështje duhej të ishin zgjidhur por fakti që kemi hyrë në një proces konkret mendoj se duhet të përqëndrohemi tek kjo pasi zgjidhja me sukses i këtij procesi do të bëjë që të zgjidhen edhe këto çështje”.