Armiqtë më të mirë
Nga Simon Sebag Montefiore
(Wall Street Journal)
Kohët e turbullirave dhe lëkundjeve ekstreme politike nxjerrin nё pah aventurierë, kriminelë, amatorё dhe zëra tё çuditshëm, tё cilët lulëzojnë në pasiguri dhe fluks. Kohё tё tilla tё trazuara janë epiqendra e “Spiunëve dhe Komisarëve”, studimit rreth spiunazhit dhe intrigës tё Robert Service gjatë viteve të para të regjimit bolshevik në Rusi. Z. Service, një biograf i shquar i Stalinit, Leninit dhe Trockit, nuk është vetëm një dijetar dhe analist stakhanovist qё studion arkivat me shumё ngulm, por edhe një shkrimtar popullor, i cili bën tё mundur paraqitjen e temave të komplikuara për lexuesit e thjeshtё.
Në këtë rast, ai vepron njësoj me personazhet e tij, në një botë agjentësh të dyfishtë, mashtrimesh dhe tradhtish. Intrigat e viteve të para të Revolucionit Rus, pak a shumё si historia e Rasputin-it dhe vrasjes se Romanovëve qё me kohё janë mallkuar nga shikime të egra hobistesh, duke përsëritur kështu fantazitë e paraardhësve të tyre. Në duart e Z. Service, subjekti është bazuar në dëshmi historike edhe pse kjo nuk e bën mё pak tronditës. Pjesë nga “Spiunë dhe Komisarë”, i është përkushtuar përpjekjeve tё bolshevikëve për të konsoliduar pushtetin e tyre. Historia e vërtetë është shpalosur nё mënyrë tё përkryer nga Revolucioni i tetorit tё vitit 1917, lufta civile, ndërhyrja perëndimore dhe masat e shkëlqyera por brutale, me të cilat Lenini fitoi luftën; duke ndërthurur masakrat me pozicionimin nё pushtet tё "idiotëve tё dobishëm" dhe fleksibilitet ekonomik. Rezultati ishte një regjim i themeluar në luftë, kundër terrorit që veproi si një komplot i pamëshirshëm gjatё kohës mё tё madhe tё ekzistencës së tij. Por pjesa mё e madhe e veprës sё z.Service, tregon mbi përpjekjet perëndimore gjatё viteve, për tё shtypur regjimin qё në “djepin” e tij. Britania kishte arsye të mira për të vepruar kundër qeverisë së parë marksiste edhe pse ky regjim nuk dukej i përkushtuar për të promovuar këtë revolucion në pjesën tjetër të Evropës, siç ishte nё tё vërtetë. Kur Lenin-i erdhi në pushtet premtoi paqe dhe brenda disa javësh Rusia u tërhoq nga Lufta e Parë Botërore, duke lënë nё dorё tё Gjermanisё njё pjesë tё madhe tё Ukrainës. Edhe pas humbjes së Gjermanisë, Uinston Churchill ngeli i fiksuar me idenë e shkatërrimit, atë që ai e quajti “babuinët e se keqes” sё Bolshevizmit. Ai i dha një shtysё luftës se tij (luftuar nga "ushtria ime"), një ushtri e përçarë, e pamëshirshme, e përbёrë nga tё bardhё kaotike e anti-revolucionarё; tё cilët dikur pothuajse shkatërruan “krijimin” sovjetik të Leninit. Kërcënimi kundrejt shtetit tё hershёm sovjetik erdhi nga një grup i çuditshëm britanik, karaktere tё sponsorizuara për intriga dhe infiltrime tё dyfishta.
Ne tregimin e Z. Service duket qartё se klishetë e vjetra tё elitës sunduese ruse, atëherë dhe tani, në lidhje me ndërhyrjen britanike për të përmbysur udhëheqjen e hershme sovjetike, janë tё bazuar nё histori tё vërteta. Nga njëra anë kemi Leninin, Trockin dhe bosin e shërbimeve tё tyre sekrete, polakun gjysmë tё çmendur, fisnikun Felix Xherxhinski, themeluesin e Çeka-s, policisë sekrete bolshevike. Dhe nga ana tjetër, agjentët anti-bolshevikё britanikë dhe nё veçanti dy prej tyre . I pari është Sidney Reilly, lindur nё Sigmund Rosenblum tё Odesës, agjent i njohur si “Asi i Spiunëve”. Ai ndërthurte një pamje dhe nje sjellje tё mirё prej qytetari, një oreks tё papërmbajtur për gratë, një urrejtje për komunizmin dhe një dhunti nё spiunazh dhe maskim. Reilly ishte një vrasës dhe një mashtrues i lindur, si edhe agjenti mё i mirё britanik në Rusi; ai drejtonte një rrjet spiunazhi, brenda dhe jashtë Rusisë, për të destabilizuar dhe përmbysur leninizmin. Pavarësisht vetë-promovimit tё joshjes dhe vrasjeve, është shumё e vështirë tё dihet ose mё mirё tё përcaktohet rëndësia e tij nё kёtё mision. Rusët e morën atë mjaft seriozisht, aq seriozisht saqë e joshёn përsëri dhe për herë të fundit në drejtim tё Bashkimit Sovjetik: Në vitin 1928, u kap dhe u ekzekutua nga OGPU (qё nё atë kohё njihej si KGB). Agjenti tjetër i jashtëzakonshëm, në tregimin gjatё viteve tё Z. Service është diplomati-spiun Robert Bruce Lockhart. Në fillim ai u miqësua me Leninin dhe Trockin dhe mё vonё me Reilly, aleatin e tij, ku planifikoi edhe një grusht shteti, nga i cili ai dhe disa aleatë të tij rusë do t’i “prisnin kokën” regjimit sovjetik (Kjo nuk ishte përtej sferës së mundësive; Në fund të fundit, bolshevikët kishin marrë pushtetin me relativisht pak burra). Reilly deklaroi me gëzim se ai vetëm donte ti poshtëronte udhëheqësit bolshevik, “Thjesht t’i zhvishte lakuriq” dhe t’i linte tё marshonin nёpёr Moskë. Z. Service nuk na lë asnjë dyshim se Lockhart dhe Reilly, mbështetur nga qeveria britanike, kishin si synim tё vetëm vrasjen e tyre. Planet e Reilly-it, u ndihmuan nga dashnorja e tij, Moura Budberg, Kontesha Benckendorff. Ajo ishte një aventuriere dhe intrigante e shkёlqyer, një kurtizane e përzier dhe mikja intime e disa prej figurave mё tё rëndësishme; duke përfshirë këtu Maksim Gorkin dhe HG Wells. Z .Service ofron dëshmi të forta, për të bёrё mё bindëse sugjerimet se ajo ishte një agjente e dyfishtë, duke u fokusuar tek raportimet e saj, si tek Çeka ashtu edhe tek Lockhart. Komploti Lockhart mbaroi nё tragjikomedinë mё absurde, me arrestimin dhe dëbimin e tij, së bashku me (por në thelb tё vërteta) argumentet e pabesueshme rreth orekseve tё tij për gratë, orgjive dhe intrigave tё shumta; të gjitha këto shumё të turpshme për Britaninë. Me 1921, kur Lenini kishte fituar luftën civile, Perëndimi u tregua i gatshëm të bashkëpunojë dhe tё njohё kёtё qeveri, e cila ende konsiderohej si armiku i pavdekshëm i saj. "Spiunёt dhe komisarët" është një punë e jashtëzakonshme e një dijetari; me të gjitha emocionet e një romani tё vërtetë spiunazhi dhe me mësimet e marra përtej një momenti historik. Kjo vepër ka një vlerё tё madhe, veçanërisht në epokën tonë të revolucioneve arabe; për të treguar brishtësinë dhe surprizat nga regjimet e reja. Dhe veçanërisht nё Moskë, ku gabimet e sё kaluarës ndihen deri në ditët e sotme. Edhe pse pushteti britanik po zvogëlohet dhe po tkurret edhe pse inteligjenca dhe diplomacia britanike bёhet gjithnjë e më e dobët e pa ndikim, Kremlini është ndoshta vendi i fundit në botё (pa marrё parasysh filmin e James Bond), i cili ende beson në kompetencat, influencën globale dhe komplotet vrasëse tё shërbimeve sekrete britanike.