E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sot kandidaturat në Kuvend, do testojmë vullnetin e PS-së”

30-05-2012 / Gazeta 55

Presidenti/ Flet Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar të PD-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se mazhoranca ka bërë të gjithë përpjekjet për të mos e përjashtuar opozitën nga procesi i zgjedhjes së presidentit, në mënyrë që vendi të ketë një president konsensual, të pranuar nga të gjitha palët.
I mandatari i PD-së për të negociuar me opozitën për zgjedhjen e presidentit shprehu besim se në seancën e së mërkurës do të mund të arrihet konsensusi për kryetarin e ri të shtetit. Patozi konfirmoi se nesër në Kuvend mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për postin e kreut të shtetit.
“Nesër (sot) të mos kemi shkrepje boshe, por të kemi një proces që mund të votohet, pavarësisht se koha ecën shpejt unë ende kam besim se nesër mund t’i japim vendit një president konsensual. Nuk do të jetë fundi i botës në rast se nesër nuk do të arrijmë rezultat. Jemi të detyruar të testojmë vullnetin e opozitës”, u shpreh dje Astrit Patozi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›