E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Debat nëOKB për negociatatë reja me Kosovën

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm Vuk Jeremic thekson se të gjitha përpjekjet e Beogradit janë fokusuar në sigurimin e negociatave të reja mbi statusin e Kosovës. Ndonëse “kundër kësaj ideje janë një numër shtetesh jashtëzakonisht të fuqishme”- ka thënë Jeremic për të përditshmen në Beograd Blic.

Ai ka shtuar se ishte i bindur se Serbia “Do të jetë e suksesshme në këtë cështje, nëse i reziston presionit dhe ecën para me shumë punë”.

Jeremic ka folur për ngritjen e një debati në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku nënvizon se Serbia duhet të punojë për të bindur maxhorancën e shteteve në këtë Asamble, se e vetmja zgjidhja e situatës në Kosovë mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të reja”

Sipas tij “debati në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të jetë një moment kyc për strategjinë diplomatike të Beogradit, e cila do të përcaktojë dhe rrugën e ardhshme për cështjen e Kosovës. “Sigurisht që do të jetë më e vështirë se herën e fundit, por nuk kemi asnjë zgjidhje. Ne duhet të sigurojmë shumicën”- nënvizoi Jeremic.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë opinionin e vet lidhur me pavarësinë e Kosovës “në një të ardhme shumë të afërt” dhe se nga burime e tyre kishin mësuar se duhej të ishin optimistë”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-se, me shumice votash, dërgoi cështjen e statusit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombatare të Drejtësisë.
(s.g/B92/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›