Edi Rama, njëlloj si Hamasi - bombardoi vartësit me pushime nga puna, nëse s’i vinin tek monologu
Monolog i Edvinit para administratës së bashkisë te Pallati i Kongreseve, në përpjekje për të ndalur turpërimin, me rrëzimin e buxhetit në Këshillin Bashkiak. Pavarësisht mosbesimit, kryebashkiaku luan të papërgjegjshmin, duke deklaruar se nuk do tërhiqet nga projekti i tij shpërdorues me fondet
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka sulmuar sërish dje të gjithë këshilltarët që i rrëzuan javës që shkoi projektbuxhetin e tij për vitin 2009 me shpresën se me anë të vetë viktimizimit do të arrije që të tërheqë simpatinë dhe mbështetjen e opinionit publik ndonëse ky i fundit përditë e më shumë shfaqet i neveritur nga keqpërdorja që Rama po i bën për shkak të marrjes me tepër me punët e Partisë Socialiste.
Gjatë kësaj dëgjese formalisht me qytetarët të Tiranës por realisht vetëm me administratën e tij bashkiake dhe familjarët e tyre përfshi këtu edhe gjithë trupën e Policisë Bashkiake e cila zinte dje një seksion të tërë të Pallatit të Kongreseve, Rama deklaroi se rrëzimi i projektbuxhetit përveçse pasqyron përplasjet në politikën partiake ka futur qeverisjen vendore të kryeqytetit në një gjendje të jashtëzakonshme.
Të gjitha strukturat e bashkisë duhet të motivohen edhe më shumë, për të bërë të pamundurën për të përballuar këtë situatë, ishte mesazhi që Rama ju dërgoi të pranishmëve në sallë, nëpunës të bashkisë e familjarëve të tyre.
Përveçse ka sulmuar gjatë pjesës më të madhe të fjalimit të tij Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike kryebashkiaku ka lënë të nënkuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drafti i tij buxhetor. Këshilli bashkiak i Tiranës të hënën e shkuar me votat kundër të PD dhe abstenim të LSI, buxhetin e propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama.