E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shkel ligjin për buxhetin dhe gris kontratën me qytetarët

Që Edi Rama e ka shkelur kontratën me qytetarët shqiptarë për ata që kanë qenë të vëmendshëm në ecurinë e tij të qeverisjes së kryeqytetit në këto tri mandate kjo është më se e qartë. Në fundin e tij si kryebashkiak Rama duket e ka grisur përfundimisht kontratën me kryeqytetasit madje fatkeqësisht në mënyrë tallëse. Të gjithë jemi dëshmitarë të punëve që janë kryer në Tiranë që nga shkollat që iu bien tavanet dhe zënë nxënësit brenda në orën e mësimit, rrugët të cilat çahen ende po u marrë në dorëzim nga bashkia, te pemët që vyshken një javë pas mbjelljes etj.
 Si kalimtarët në Tiranë dhe gazetar investigues e ke mjaft të lehtë të konstatosh se rrugët janë në gjendje mjerane të pashtruara nga bashkia e Tiranës si dhe ato që kanë pasur fatin të hidhet ndonjë dorë asfalt mbi to tashmë sot në to nuk kalohet. Fatkeqësisht ende Rama vazhdon të mburret me të vetmen punë të tij të mirë lumin Lanë edhe pse kanë kaluar tre mandate.
Që Rama e ka shkelur kontratën me qytetarët e Tiranës kjo duket qartë në faktin që asgjë gjatë këtyre viteve nuk është bërë për strehimin një problem jo pak shqetësues.
Qesharak është fakti që prioritet i bashkisë dhe Rama nuk kanë qenë rrugët të cilat ka pasur vërtet nevojë për ndërhyrje por ai ka devijuar fondet në rrugët të cilat nuk kanë qenë aq problematik por që kryebashkiaku dhe firmave rreth tij iu duheshin kësisoj investimesh për grabitur sa më shumë ët ishte e mundur taksat e kryeqytetasve.
Në mandatin e tretë e veçanërisht ditët e fundit nuk kemi të bëjmë më me shkelje, por grisjes të kontratës me qytetarët nga Edi Rama. 
Argumentet janë disa.
Së pari në mandatin e tretë Edi Rama la karrigen e kryebashkiakut dhe iu përkushtua politikës. Pasi mori fronin e PS, ai nuk u mor aspak seriozisht me hallet e qytetarëve por shkonte sa herë duhej ti përdorte ata për propagandë si shpikja e tij e natës së bardhë e kushedi se çfarë marrije tjetër.
Së dyti Rama gjatë këtij mandati nuk ka bërë asgjë për qytetarët. Investimet nuk duken asgjëkund. Eshët krejt absurde që kryebashkiaku të sillet si ish-diktatori Enver Hoxha duke mos respektuar votën e këshilltarëve të këshillit bashkiak. Duhet theksuar se Rama në këtë pikë shkel hapur ligjin për buxhetin duke mos dhënë shpjegime për parlamentarët lokalë por si dikur diktatori thotë se ka pyetur popullin. Sikurse Rama edhe të zgjedhurit në këshillit bashkiak kanë dal nga zgjedhjet e vitit 2007. Rama është votuar për të qeverisur ndërsa këshilltarët për të qenë garant të politikës së tyre ndaj duhet ti respektojë ata, në të kundër të ik.
Kjo është e vetmja rrugë e tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›