Rama: Jo aleancë me LSI-në, as me të djathtët e Topit

Edi Rama
Zamir Alushi
As LSI, as partia në krijim e Topit nuk janë në planin e PS-së për zgjerimin e koalicionit të zgjedhjeve të ardhshme. Në mes të krizës me aleatët e koalicionit, kreu i PS-së, Edi Rama, është munduar ti qetësojë ata, ndërkohë që nuk lë asnjë mundësi për ta zgjeruar këtë bashkim. Rama e përdor Twitter-in çdo ditë, ashtu siç u ndihmua Obama nga ky lloj komunikimi, para se të vinte në pushtet. Kështu beson kreu i PS-së, Edi Rama, i cili vazhdon të lëshojë çdo ditë mesazhe on line dhe përmes internetit te mediat e tjera. Ky lloj komunikimi me njerëzit, sipas tij, mund të ndihmoj ta bëjë të tretshëm programin shumë pretendues Rilindja Shqiptare. A është i besueshëm ky program? Ndiqni përgjigjet e zotit Rama në këtë intervistë ekskluzive dhënë gazetës Shekulli.
Duket se nga perëndimi po fryn një erë e re për Shqipërinë. Kemi parasysh mesazhet që ju sollët nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe së fundi entuziazmi me të cilin u kthyet nga Britania e Madhe. Çfarë pret SHBA dhe Britania nga opozita?
Lejomëni që modestisht tju them se çdo vizitë e çdo partneritet në çdo nivel, qeveritar apo opozitar, me këta dy aleatë të mëdhenj të shqiptarëve nuk nënkupton preferenca partiake dhe sështë as e drejtë e as serioze të trajtohet ndryshe, përveçse si interesim e mbështetje për Shqipërinë si e tërë dhe për shqiptarët si një popull mik i Shteteve te Bashkuara dhe i Britanisë së Madhe. Pa këta dy aleatë vizionarë dhe liderët e tyre të mëdhenj Shqipëria sdo ishte sot një vend i lirë, Kosova sdo ishte sot një shtet i pavarur, shqiptarët sdo ishin sot më të dëgjuar e të respektuar si komb se sa kurrë më parë. Edhe vizitat tona ishin pjesë e këtij interesimi konstant dhe mbështetjeje tradicionale strategjike, jo për një parti, po për një Shqipëri ku demokracia të funksionojë si duhet, e ku mirëqenia ekonomike dhe sociale e shqiptareve të mos kërcënohet nga qeverisje të kthyera në problem për mbarëvajtjen e punëve të vendit tonë. Era e re, siç dëshironi ta quani ju, është shprehje e kësaj të vërtete të thjeshtë të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara si partneri ynë më i madh strategjik e me Britaninë e Madhe si aleati i madh historik i Shteteve të Bashkuara në përpjekjen e gjithanshme për një botë më të mirë.
Si përthyhet kjo situatë pozitive te opozita? A ndiheni më afër pushtetit?
Ska dyshim për mua se opozita e sotme dhe përkatësisht Partia Socialiste përbën një partner të besuar e të besueshëm për të çuar punët e vendit tonë në drejtimin e dëshiruar nga këta miq të mëdhenj për Shqipërinë e shqiptarët. Ne sot jemi një alternativë e qartë për Shqipërinë dhe zgjedhja e shqiptarëve është e qartë: Ose një fillim i ri politik e shoqëror për një Rilindje Shqiptare ose dorëzimi përballë rrënimit të mëtejshëm.
Si u prit nga personalitetet laburiste programi Për një Rilindje Shqiptare?
Laburistët angleze janë burimi më i pasur i frymëzimit politik të Partisë Socialiste që kam nderin e sfidën ta udhëheq qysh prej vitit 2005 në një proces reformimi tërësor. Unë vete si shumëkush i jam mirënjohës laburistëve të Blair-it për formimin tim politik, sepse pa Neë Labour-in e Rrugës së Tretë e majta në botë do të kishte humbur në rrugën e transformimeve të mëdha strukturore të shoqërisë dhe as ne socialistët shqiptarë sdo ta kishim pikën më të fortë të referimit në kontekstin e këtij shekulli të ri që i dha botërisht të majtës vizioni largpamës i Tony Blair-it. Kështu që duke vizituar laburistët në Londër për të diskutuar programin për një Rilindje Shqiptare, ne patëm mundësinë të gjendemi mu në burimin e frymëzimit tonë. Dhe prononcimi aq i ngrohtë i njeriut kyç të programit të famshëm laburist të vitit 1997, David Miliband, pas diskutimit që patëm mbi programin tonë ishte padyshim vlerësimi më i bukur e frymëzues që mund të merrnim për të vazhduar me kurajë e energji të shumëfishuara rrugën e programit tonë.
Programi i PS-së këtë radhë duket se ka rritur menjëherë ndjeshmërinë e publikut për disa çështje ekonomike. Cila është teknologjia e opozitës për ta bërë të tretshëm për publikun këtë projekt?
Ne jemi ne një proces që e kemi quajtur Rruga e Programit, ku po ndalemi në tryeza të hapura publike për të komunikuar me çdo grup interesi, me çdo shoqatë e individ të interesuar për të dhënë mendimet e tij dhe ku do të ndalemi edhe me çdo komunitet në vijimësi në çdo cep të Shqipërisë. Për të folur, po edhe për të dëgjuar. Për të vënë gishtin në plagë, po edhe për të gjetur terapinë e duhur të kurimit e të shërimit të plagëve të mëdha. Për ta bërë programin për një Rilindje Shqiptare pronë të sa më shumë shqiptarëve. Sepse ne nuk duam të shkruajmë thjesht një program elektoral, po planin më të detajuar që një forcë politike ka pasur në këto 20 vjet beteja për të qeverisur Shqipërinë. Ky plan do te jetë kontrata jonë me shqiptarët.
Që në faqet e para të kapitullit Rimëkëmbje ekonomike, (bie në sy huazimi i shprehjeve të Rilindjes), me germa të mëdha premtohen 300 mijë vende pune. A e besojnë njerëzit e thjeshtë? A e keni testuar këtë në publik?
Ne besojmë se smund të jetohet qetësisht më tutje në një Shqipëri ku papunësia rritet dhe duam të investohemi me mish e me shpirt për punësim real. Të papunët kanë kapërcyer numrin 1 milionë. Këtu hyjnë padyshim edhe shumë njerëz që vërtet gjejnë sot një punë të zezë që se kanë pasur dje dhe e humbasin nesër, por ama të gjithë nuk janë të siguruar, nuk kanë perspektivë, nuk quhen dot as të punësuar as gjysmë të punësuar sipas konceptit që punësimi ka në botën demokratike. Përgjigja ime është po, unë besoj se ne mund ti krijojmë 300 mijë vende duke pasur parasysh edhe potencialin e madh e të pashfrytëzuar për punësim real që ka fshati ku është kthyer koha e viteve të para të shekullit XX, po ku ka ardhur koha të hyjë shekulli i ri me sistemin e ri të ekonomisë rurale.
Ju keni artikuluar vendosjen e taksës progresive. A është kjo përgjigjja e duhur ndaj krizës ekonomike?
Ne besojmë se taksa e sheshtë nuk është alternativë zhvillimi, po rrënim i pandërprerë i shtresës së mesme e të varfër, e këtu fus edhe të gjithë ata që jetojnë me një biznes të vogël familjar a me një biznes të mesëm që kërkon të zhvillohet. Taksa e sheshtë që detyron infermieren te paguaje me shume se sa doktori kryeministër, policin te paguaje me shume se sa ministrin e brendshëm, mësuesen te paguajë më shumë se sa deputetët e me radhë, është një abuzim i mirëfilltë dhe i patolerueshëm për frymën e së drejtës që ne duam të sjellim në jetën e vendit. Përballë taksës së sheshtë ne kemi alternativën e taksimit të ndershëm. Kush fiton më pak duhet të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Për ne taksapagimi sipas të ardhurave është shprehja më kuptimplote e patriotizmit dhe forma më e drejtë e ndarjes së përgjegjësisë për zhvillimin e vendit e për sigurimin e të ardhmes së fëmijëve të gjithkujt. Ne jemi të bindur se në kushtet e sotme, kur 95% a më shumë e vete biznesit të madh rropatet mes referencash, gjobash, ryshfetesh, burokracirash e pengesash nga më skandalozet, ndërsa më pak se 5% e tij përfiton pa garë pasurira e të drejta që u mohohen harbutërisht të tjerëve, ka interes të shohë përtej sistemit të sotëm fiskal. E besoj megjithë zemër se Rruga e Programit ku jemi ndalur e vazhdojmë të ndalemi për të komunikuar me këtë ko