“Edi Rama nuk është frymëzuesi, por bashkëpronari i kompleksit ‘Taiwan’”

Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në bashkinë e kryeqytetit, denoncon veprimet kryebashkiakut të Tiranës për shitjen e tokës te Parku “Rinia”
Zëvendësministri i Brendshëm dhe njëherazi kreu i Këshilltarëve të PD-së në bashkinë e Tiranës Ferdinant Poni denoncoi dje veprimet abuzive të kryebashkiakut Edi Rama, në shitjen e truallit te Parku “Rinia” me një çmim qesharak. Për të dokumentuar këtë aferë të rëndë të kryebashkiakut, Poni iu referua dokumenteve zyrtare të firmosura edhe nga vetë Rama. Në këtë drejtim, trualli te Parku “Rinia” është shitur me 12 mijë lekë të reja m2, ndërsa vetëm pak metra më tej, në anën tjetër të Bulevardit, vlerësimi është bërë me 1500 euro m2. Nisur nga kjo, kreu i këshilltarëve demokratë në bashkinë e Tiranës, deklaroi se faktohet qartë që Edvin Rama nuk është inspiruesi, por bashkë pronari i kompleksit “Tajvan”. “Ky truall është shitur 16 herë më lirë nga sa është shitur një truall tjetër publik shumë pranë tij, ai i ish-Hotel ‘Dajtit’. Nga bashkia e Tiranës thuhet çmimi i blerjes së truallit bazuar në vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Truallit, sipas procesverbalit numër 1, datë 14.10.2004, është 1500 euro për m2. Një dokument që tregon sa është vlerësuar trualli të hotel ‘Dajti’. Trualli për të cilën Edi Rama s’kishte ndonjë interes, për të cilën nuk ishte involvuar. Pak muaj më vonë, pra në 10 mars, është kjo kontratë shitje midis dy palëve, pala shitëse bashkia e Tiranës, që do të thotë Edi Rama dhe pala blerëse, shoqëria ‘Taiëan shpk’, për truallin që po flasim. Dhe thotë ‘çmimi i truallit 12 mijë lekë për m2, kaq është çmimi i truallit të ngastrës në anën tjetër të bulevardit ku ndodhet hotel ‘Dajti’ dhe parku ‘Rinia’. Kjo do të thotë 16 herë më lirë, në të njëjtin hark kohor për dy objekte që ndodhen pothuajse në të njëjtën zonë kadastrale, me të njëjtën rëndësi dhe kemi një vlerësim 16 herë më pak”, deklaroi Poni, duke shtuar se me këtë deklarohet publikisht që Edvin Rama i shiti vetes truallin te Parkun “Rinia” me çmim të falsifikuar, për të ndërtuar në bashkëpunim me ndjekësit e tij, kompleksin “Taiëan”. “Jam këtu për të denoncuar vjedhjen më të madhe që është bërë ndonjëherë në këtë vend. Edi Rama shiti truallin te parku “Rinia” në shkelje të hapur me ligjin, duke e dhënë atë me çmimin qesharak të 12 mijë lekëve m2, ndërsa vetëm pak metra më tej, në anën tjetër të Bulevardit tek ish-Hotel ‘Dajti’, vlerësimi është bërë me 1500 euro m2. Kjo tregon se Rama nuk është inspiruesi, nuk është kupola por është bashkë pronari i “Taiëan”-it. Vetëm një i tillë mund të shkelë me këmbë ligjet e shtetit, mund të shkelë me këmbë dokumentet e lëshuara prej vetë tij”, deklaroi në vijim, kryekëshilltari i Partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës Ferdinant Poni. Poni shtoi gjithashtu se në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak do të kërkojë shkarkimin e Edi Ramës nga ky funksion dhe nisjen e hetimeve për vjedhjet galoponte që u janë bërë xhepave të taksapaguesve dhe buxhetit të shtetit....