E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pyetësori i KE, Shqipëria është tashmë në paradhomën e Bashkimit Evropian”

Deklaron në Kuvend kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli“Kartolina më e mirë e Vitit të Ri për 2010 është pyetësori i Komisionit Europian për Shqipërinë”. Kështu u shpreh dje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në punimet e seancës së djeshme. Kryeparlamentarja tha se kartolina më e mirë për shqiptarët është ky Pyetësor. Sipas saj, Shqipëria është tashmë në paradhomën e Bashkimit Evropian. Ajo vlerësoi se Partia Demokratike është një forcë politike që ka vizion e saj dhe objektivat e saj në drejtim të integrimit të Shqipërisë. Duke iu referuar përmbushjes së detyrimeve të Komisionit Evropian, Topalli theksoi vullnetin e qeverisë për të udhëhequr vendin kampion në reforma për rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, forcimin e shtetit ligjore etj,.  Ndërsa për Ministren e Integrimit Majlinda Bregu tashmë Shqipëria është në një fazë të re e cila kërkon më shumë përgjegjësi dhe angazhim.Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferi shtoi se opozita po hedh baltë mbi rritjen e pagave e pensioneve përmes Ledi Shamkut, e cila është gruaja e kryemafiozit.Gjatë punimeve të seancës parlamentare deputetet të mazhorancës i bënë thirrje opozitës që të shqyrtojë pozicionin e saj dhe të marrë sa më shpejt vendimin për t’u rikthyer në parlament. Deputetët e shumicës parlamentare vlerësuan se Shqipëria është në prag të realizimit të proceseve historike dhe se opozita duhet të ketë meritën e saj në plotësimin e kushteve dhe kritereve të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›