Takimi në Prespë, kryeministri grek Papandreu i premton homologut Berisha mbështetje të plotë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu i ka premtuar sot kreut të qeverisë shqiptare, Sali Berisha, mbështetje të plotë të vendit të tij për proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit të zhvilluar në Prespë, kryeministri Berisha dhe Papandreu kanë diskutuar për marrëdhëniet dy palëshe, duke specifikuar situatën pozitive që harmonizon të dy vendet. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shprehur se integrimi i vendit në familjen e madhe evropiane mbetet angazhimi kryesor i axhendës së tij politike, ndërsa kërkoi në këtë aspekt mbështetjen e vendit fqinj, Greqisë, për mbylljen me sukses të proceseve integruese të Shqipërisë në BE. Në këtë kuadër, kryeministri grek Papandreu ka premtuar mbështjetje të plotë Shqipërisë për heqjen e vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. Papandreu ka konfirmuar mbështetjen e vendit fqinj edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, kryeministri Berisha i ka kërkuar homologut të tij, Papandreu njohjen e patentave për emigrantët shqiptarë atje dhe ky i fundit ka premtuar se do të bëjë përpjekjet e tij që patentat e emigrantëve shqiptarë të njihen në Greqi. Në vijim të dy kryeministrat Berisha dhe Papandreu ranë dakord që mes dy vendeve të ketë shkëmbime ekonomike dhe në fushën e turizimit Në Prespë Berisha ndodhej në një takim për çështjen e emrit Kushtetues të Maqedonisë, ku merrte pjesë dhe Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Takimi i tre kryeministrave ka zgjatur më shumë se 2 orë.
...