E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, organizatori perversitetesh që po rrezikon të kthehet në një rrezik publik

PD i kërkon Shalsit të bashkisë dhe Mimit të partisë, që të ndërpresin sulmet ndaj zëdhënësit Gerti Bogdani

TIRANE - Partia Demokratike reagoi dje ndaj silurimeve të tellallëve të Edi Ramës, si Shalsi i bashkisë dhe Mimi i partisë, shoqja që ndërron emrin çdo dekadë, që iu vërsulën me një fjalor të denjë vetëm për ta, zëdhënësit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, për të mbrojtur Edi Ramën. Partia Demokratike dënon këto sulme ndaj zotit Bogdani, i cili dy ditë më parë i tha qytetarëve të Shqipërisë të vërtetat për liderin e tyre, të vërteta që nuk i di vetëm Tirana dhe Shqipëria,  por e tërë bota.
“Shalsi i bashkisë dhe Mimi i partisë duhet ta dinë se nuk është Gerti Bogdani që akuzoi Edi Ramën për akuza të rënda ndaj së shoqes se fëmijën e ka me të atin e tij, por është vetë Edi Rama, që ka divorcuar nënën e djalit të tij, për këto akuza dhe i ka rrënuar jetën.
Nuk është Gerti Bogdani që akuzon Edi Ramën për orgji kolektive me zotërinjtë A. K., S.N., E.T. ,dhe tre femra si vetja e tyre, por është Edi Rama që i organizoi ato për 6 muaj rresht, edhe duke i filmuar dhe hedhur ato në panel. Nuk është Gerti Bogdani që ka akuzuar Edi Ramën se në aksese histerike të orgjive të tij prishte qetësinë familjare të komshinjve të tij, por janë komshinjtë e tij të cilët e kanë denoncuar atë disa herë në polici për prishje të qetësisë familjare të tyre. Nuk është Gerti Bogdani ai që ka zhveshur lakuriq Edi Ramën ish ministër në plazhet publike por është Edi Rama që ka vendosur standarde të cilat qëndrojnë në kreun e piramidës së turpit të moralit njerëzor”, deklaron Partia Demokratike.
Ndaj Partia Demokratike i kërkon Shalsit të bashkisë dhe Mimit të Partisë të ndërpresin sulmet ndaj zëdhënësit të Partisë Demokratike dhe të garantojnë qytetarët se lideri i tyre nuk do të shfaqet më pa të mbathura në publik.
L. Q

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›