Policia angazhim maksimal per menaxhimin e situates se permbytjeve
Strukturat e Policise se Shtetit jane angazhuar maksimalisht per perballimin situates se krijuar per shkak te reshjeve te shumta te diteve te fundit ne Qarkun e Shkodres si ne dhenien e ndihmes se banoreve te zonave te permbytura evakuimit te tyre ne rastet e nevojshme dhe transportit te bazes ushqimore dhe te gjese se gjalle ashtu dhe per menaxhimin e fluksit te levizjes ne akset rrugore dhe garantimin e sigurise publike.
Sherbimet e policise ne terren ne bashkepunim me forcat e ushtrise dhe strukturat e pushtetit vendor jane angazhuar direkt ne evakuimin e gjithsej te 11.960 shtetasve apo 2.850 familje si dhe 14.646 krere bageti. Veprimet e strukturave te Policise se Shtetit kryesisht kane qene te perqendruara dhe me intensive ne zonat me problematike si ne fshatrat e Komunes Dajc ne fshatin Obot te Komunes Ana e Malit ne fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtem te Komunes Bushat ne fshatrat e Komunes Berdice ne fshatrat Kuc Renc e Vukatane te Komunes Guri i Zi ne fshatrat Cas Pulaj e Rec te Komunes Velipoje ne lagjet periferike te qytetit buze Liqenit te Shkodres si dhe ne lagjet ne hyrje te qytetit. Te gjitha zonat e permbytura jane mbuluar me efektiva policie te cilet jane atashuar prane Komunave dhe ne fshatrat problematike me sherbim 24 ndash ore pa nderprerje. Pergjate harkut kohor te kater diteve strukturat e Policise se Shtetit kane evidentuar gjithsej 387 kerkesa per ndihme nga familjare te zonave te permbytura te cileve u eshte dhene ndihma e nevojshme kryesisht per evakuimin e tyre per trajtimin mjekesor apo per sigurimin e bazes ushqimore. Me perparesi jane trajtuar rastet e personave te semure te te miturve dhe te moshuarve ku vetem gjate dites se djeshme jane evidentuar 37 nderhyrje te tilla ku jane evakuuar dhe akomoduar ne qendrat e akomodimit rreth 35 femije te mitur si dhe ne dy raste jane derguar prane ambienteve spitalore nje e moshuar nga Komuna Dajc dhe nje qytetare nga lagja Xhabije qe eshte derguar prane maternitetit Shkoder per lindje. Gjithashtu me qellim per tu ardhur ne ndihme te gjithe shtetasve ne nevoje nga strukturat e Policise krahas numrave pa pagese 129 dhe 126 jane vene ne dispozicion dhe 10 numra te tjere telefonik permes te cileve qytetaret mund te kerkojne ndihmen e sherbimeve policore. Strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder ne bashkepunim me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte kane marre ne ruajtje gjithashtu 3 Argjinatura ne Komunen Velipoje Bendin e Malit te Jushit ne Komunen Bushat Stacionin e Pompave ne fshatin Trush Stacionin Qendror te Pompave ne fshatin Dobrac si dhe Depon Qendrore te Ujit ne Tepe. Krahas angazhimit maksimal per perballimin dhe menaxhimin e kesaj situate Policia e Shtetit ka marre masa per perforcimin e sherbimeve policore ne te gjithe qarkun me qellim sigurimin e rendit e qetesise publike dhe parandalimin e goditjen e kriminalitetit. Ketu vlen te theksohet fakti se gjate kesaj periudhe nuk jane evidentuar probleme apo ngjarje persa i perket sigurise publike apo kriminalitetit jo vetem ne zonat e permbytura por ne te gjithe juridiksionin e Qarkut Shkoder. Ne vazhdimesi nga strukturat e Policise se Shtetit eshte mbajtur kontakt me efektivat e angazhuara me sherbim ne zonat e permbytura Zyren e Koordinimit Policor prane Shtabit te Emergjencave te ngritur prane Prefektures dhe Sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut per te marre informacion mbi situaten dhe nevojat e banoreve ne keto zona duke bashkepunuar me Shtabin e Emergjences per zgjidhjen e problemeve.
Per menaxhimin sa me mire te kesaj situate dhe pergjigjen ne kohe te cdo kerkese per ndihme te qytetareve jane angazhuar ne terren
-650 forca policore
- 3 helikoptere te Policise se Shtetit
-10 kamione per transport
- 76 automjete te tjera te llojeve te ndryshme
- 14 mjete lundruese.