E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nuk mund të pretendojë rikthimin politik në PD

02-10-2011 / Gazeta 55

Flet nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka

Deputeti demokrat Edi Paloka i komentoi deklaratat e fundit të presidentit Topi në media, si qëndrime të njohura, që më në fund u konfirmuan prej tij. Sipas Palokës me sulmin ndaj partisë që e zgjodhi president dhe liderit të saj Berisha, ish-nënkryetari demokrat Bamir Topi, konfirmoi votën e tij pro Edi Ramës. Në këto kushte, kur pas përfundimit të mandatit presidenacial, Topi nuk mund t’a pretendojë më rikthimin në politikë në selinë blu, ka si të vetmen rrugë aktivizimin në strehën e kthyer në modë të nuancave nacionaliste. “Mendoj që zoti Topi nuk ka thënë ndonjë gjë të re ose ndonjë gjë që nuk dihej, që nuk ishte thënë deri me tani. Janë gjëra që praktikisht janë deklaruar deri më sot, këtu hyn edhe vota e tij për zotin Rama, të cilën ai më në fund e pranoi” tha Paloka. Në lidhje me krijimin e një force tjetër politike, që Presidenti Topi, pritet ti bashkëngjitet pasi të mbyllë mandatin presidencial, deputeti demokrat Paloka tha se, Presidenti Topi nuk po bën as më pak e as më shumë, ai thjeshtë po konfirmon deklarata e mëparshme të Partisë Demokratike. Mazhoranca demokrate, tha Paloka, ka theksuar dhe po rithekson se “Aleanca Kuq e Zi, është thjeshtë një tentative që nën frymën e nacionalizmit po përpiqet të krijojë një strehë për ata që duket se mbeten jashtë politike pas një periudhe të caktuar”. Marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Presidentit Topi, u acaruan më shumë pas konfirmimit në media se ai kishte votuar në zgjedhjet për kryetar bashkie për kandidaturën e opozitës Edi Rama. Ky zbulim u bë pasi edhe kreu i shteti ashtu si qindra qytetarë, ditën e zgjedhjeve kishte ngatërruar fletët e votimit duke i hedhur në kutitë e gabuara. Pas vendimit të KQZ për numërimin e këtyre fletëve në zonën ku kishte votuar Presidenti i Republikës, u mësua se vota e tij nuk kishte qenë për kandidaturën e PD z.Lulzim Basha, por për kandidaturën e opozitës z.Edi Rama. Në atë kohë Presidenti Topi, nëpërmjet një deklarate për shtyp nuk e pranoi një veprim të tillë, por tashmë pas disa muajve ai lë të kuptohet se vota e tij ishte për kandidaturën e opozitës. Veprim ky që nuk është falur nga demokratët, të cilët nëpërmjet deputetëve të grupit parlamentarë, kanë lënë të kuptohet se “lidhja” mes PD dhe Topit tashmë ka marrë fund, dhe kreu i shteti pas mbylljes së këtij mandati nuk do të propozohet më si kandidat për presidentit nga ata, por as nuk do ta gjejë më rrugën e hapur për tu rikthyer në parti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›