Edi Rama prej 3 vjetësh nuk duket më në Bashki

Qytetarëve u vilen taksat rregullisht, por s’marrin asnjë shërbim, Bashkia e Tiranës është jashtë çdo lloj funksioni
Partia Demokratike është shprehur sot se prej 3 vitesh, Bashkia e Tiranës nuk ka kryetar. Deputetja demokrate për Tiranën, Lajla Pernaska, tha se Edi Rama tashmë po merret me punë te tjera, të cilat s’kanë lidhje me Kryeqytetin. Sipas saj, Rama është parë gjithkund, duke bërë protesta, greva dhe bllokuar rrugët, por asnjëherë të merret me punët e qytetit. “Tirana ka 3 vjet pa kryetar Bashkie. Rama ka braktisur detyrën e kryebashkiakut dhe tashmë meret me punë të tjera që nuk kanë të bëjnë me kryeqytetin. Qytetarët kanë parë Ramën të merret me shumë probleme, me greva urie, bllokim rrugësh, por jo me Tiranën. E vetmja gjë që Rama bën për Tiranën është ndonjë foto çasti para ndonjë kanali. Tirana është pa kryetar Bashkie”- deklaroi deputetja Pernaska. Nuk është e rastësishme që qytetarët e Tiranës ndeshen me problemet më të pazakonta në Kryeqytet. Pavarësisht se u vilen xhepat me taksa stratosferike dhe të pajustifikueshme, qytetarët e kryeqytetit nuk marrin asnjë shërbim nga Bashkia e Tiranës, njësoj sikur kjo e fundit të mos ekzistojë apo t’i jetë venë kyçi.
...