E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, krijohet bordiekonomik. Rama:Mashtrohet me shifrat

TIRANE-Në PS do të gjejë vend dhe një strukturë e re që do të njihet si bordi i ekonomisë. Bordi që u krijua sot do të trajtojë cështjet ekonomike në vend dhe në përbërje që do të ektë specialistë të ekonomisë që do të drejtohen nga Shkëlqim Cani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Socialiste bëri të ditur sot se besueshmëria në shifra zyrtare ka rënë pasi me to mashtrohet dukshëm. “Ekonomia aktuale ka mungesë të plotë të transparencës. Qytetarët po ndjejnë rrënimin ekonomik, pasi pushteti vendor ka rënie me 42% të të ardhurave, kurse me 10% kanë rënie të ardhurat tatimore”, u shpreh Rama.

Pas Ramës, fjalë në takimin e krijimit të Bordit të Ekonomisë në PS mbajti dhe deputeti Ilir Beqja. Sipas Beqjas, institucioni i statistikave në vend, INSTAT po shpërdoron detyrën, ndaj lindi nevoja e krijimit të Bordit të Ekonomisë në Partinë Socialiste.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›