E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shfaqet në takimin e xhumasë me një luk të ri llafesh

Nuk ishte një e premte e zezë, me ato që na ka mësuar Edi Rama. Takimi i djeshëm i xhumasë na e solli shefin e opozitës me një luk të ri veror, më “casuals” tepër të zi dhe rozë, me një të folme të qetë, të thjeshtë që të linte pa rend dhe pa mend. Por ne e dimë mirë këto kamuflazhet ilegale të këtij personazhi polisemantik. Monologu i tij i shtruar, me sintaksë të koordinuar, me leksik të thjeshtë që mund të kuptohet nga njeriu në fshat a në qytet si “derexhe”, ata “gdhihen me këmbë mbi kushtetutë”, bile u “ngrysën” me “familje” dëftejnë një studim jo vetëm të luk-ut të jashtëm, por edhe të drejtpeshimit të fjalëve, duke iu larguar improvizimeve vulgare, kinse ereksione artistike, siç i quajnë fanatikët e tij nëpër kafene. Në takimi e djeshëm të xhumasë me reporterët e terrenit Rama ishte “soft”, i butë pa gjetje frazeologjike të rënda apo të rëndomta. Ai fliste sikur të ishte një kryefamiljar, që interesohet për të ardhmen e familjes së tij. Epikriza ishte në qendër të gjithanshmërisë së ligjërimit të xhumasë. Ai të mbushte mendjen më mirë se një imam në xhaminë më të vogël të Shqipërisë.
çka ndodhur me ngarkesën e tij galvanizuese të instinkteve më të ulëta njerëzore? Janë shteruar apo mos ndoshta është pjesë e një strategjie, si heshtja përpara furtunës? Ndofta po përjetojmë një ligjërim pa harlisje metaforike, letrare, ku natyrisht mungojnë shpesh argumentet dhe propozimet politike - dhe sigurisht, një luk komunikimi të ri në marrëdhëniet me publikun ditën e premte. Fabulat e përditshme që injektohet me shiringat me helm të infermierët socialistë kanë synim të narkotizojnë demokracinë shqiptare. lëvizjet e Ramës në takimet e xhumasë politike ngjajnë me ato të një akrobati në arenën e cirkut politik. Afërmendsh, çdo matrapaz politik ruan të drejtën për të rregulluar mallin e vet, por rrezikon që, me variacionet e shumta në temë dhe me akrobacitë strategjike nga kutitë tek kriza, të humbasë besueshmërinë dhe për rrjedhojë edhe klientelën e vet. Variacioni i fundit i Edi Ramës në opozitën e butë e përmbys sërish Edi Ramën e dy muajve me parë, atë me maskën e revolucionarit për rrëzuar kështjellën e Sali Berishës. Stili i tij për të opozitë ndryshon siç ndryshon humori tek gratë kur kanë menstruacionet. Raporti i tij pothuajse “berluskonian” me mediet është e keqja më e vogël, me ndryshimin së të paktën Silvio Berluskoni ka edhe kulturën e punës dhe pragmatizmin e biznesmenit të nisur nga zero, gjë që është arsyeja kryesore pse votohet nga populli.
Përpara se të diskutohet për Edi Ramën si figurë e fuqishme mediatike ka shumë për të folur të si mungesa e vizionit, boshllëku në ide, autoritarizmi, paaftësia për të ofruar, jo vetëm një program, por as një ide në linja të përgjithshme se çfarë do të bënte ai konkretisht, sikur të ishte Kryeministri i vendit. Karriera e tij ka ecur në saj të sjelljeve aspak transparente me lejet e ndërtimit në Tiranë dhe thjesht se këto klika ndërtimi kanë monopolin e medies, aty ku gatuhet sa herë luk-u i Edi Ramës, si politik i së ardhmes. Më saktë, Rama i ka shfrytëzuar dhe përdorur këto lidhje të dyshimta me pronarët e medieve për të shitur veten tek publiku, jo edhe aq për punë apo vizionin e tij, se sa me marifete të tjera që në fillim ishin biçim snobizmash dhe vulgaritet radikale në ekrane për të fituar vëmendjen e opinionit publikut dhe tani me mesazhe dhe imazhe amerikane. Rezultati është që dështoi. Nga ana tjetër duhet pranuar se Rama është një njeri që e njeh botine spektaklit, dhe këtu e kam fjalën për imazh, në mesazhe me nëntekste, në strategji komunikimi etj dhe Rama program, vizion apo një plan konkret për të qeverisur si dje ashtu dhe sot Shqipërinë nuk ka, por anën mediatike, të imazhit këtë po që e ka. Por kjo nuk mjafton si dje ashtu dhe sot, sepse shqiptarët dinë të ndëshkojnë me vote pasi përballë do të ketë prapë PD-në dhe Berishën që i ka të dyja, edhe komunikimin, mesazhet, imazhin, fushatën etj, dhe programin, vizionin, liberalizimin e vizave, kandidat për në BE dhe punët në mandatin e tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›