E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shkon në Kosovë për Festën Kombëtare

Edi Rama ka menduar që ketë herë, më datë 28 nëntor të shkojë në Prishtinë, për t’u ndodhur atje në festën më të madhe mbarëkombëtare. Por, në datën 29 nëntor, Rama do të jetë sërish në Tiranë 

TIRANE-Kryetari i PS-së, Edi Rama do të festojë në Kosovë festën e flamurit. Ai ka menduar që ketë herë, më datë 28 nëntor të shkojë në Prishtinë, për t’u ndodhur atje në festën më të madhe mbarëkombëtare. Burime pranë kryetarit socialist bëjnë të ditur se në datën 29 nëntor, Rama do të jetë sërish në Tiranë për t’u takuar fillimisht me veteranë të luftës e më pas për të pritur në mbrëmje qytetarët e Tiranës në zyrat e Bashkisë, të cilat qëndrojnë të hapura çdo 29 nëntor. Tashmë është bërë traditë që kjo natë të quhet “Nata e Bardhë” dhe të festohet ndryshe në kryeqytet. Një ditë më vonë, në 30 nëntor, Edi Rama do të jetë në Greqi, pasi pikërisht në Athinë, rreth orës 10:30, në pallatin e sportit “Sporting”, ai do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarët. Edhe ky takim do të bëhet me rastin e festave kombëtare, por do të jetë një moment për të biseduar edhe për ato që i shqetësojnë emigrantët tanë jashtë vendit të tyre.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›