E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama s’mund të manipulojë me dy mjekë që janë militantë të PS”

22-02-2013 / Gazeta 55

Reagojnë mjekët e Kavajës: Nuk bëhet politikë në spital

Drejtori i Spitalit te Kavajës Idajet Xeka e quan të papranueshëm përdorimin e spitalit për fushate elektorale, nisur nga vizita qe Edi Rama zhvilloi pak dite me pare.  
Dr. Idajet Xeka theksoi se kronika e Ramës mbi vizitën ne këtë spital është e montuar nga selia roze dhe se nuk është e ndershme qe te shfrytëzosh dy mjeke militante te Partisë Socialiste për hedhur ne treg një lume gënjeshtrash për spitalin e Kavajës, i cili ka një nga infrastrukturat me moderne ne vend. 
Xeka sqaron se spitali i Kavajës është një investim i ri dhe ende në fazën e kualidimit. Edi Rama theksoi gjatë vizitës së tij në spitalin e Kavajës se shumë nga aparaturat nuk punojnë. Një deklaratë, të cilën mjekët e këtij spitali e  hedhin poshtë, pasi sipas tyre  trajtimi  i të sëmurëve bëhet në kushte bashkëkohore dhe me aparatura moderne. Jo vetëm mjeket janë te indinjuar nga kronika e Partisë Socialiste mbi spitalin e Kavajës, por edhe pacientet. 
Në spitalin e Kavajës, funksionojnë 10 reparte të ndryshme, përfshirë dhe pavijonet të cilët janë pajisur me sistemin e ngrohjes, e shtretër dhe  aparatura bashkëkohore si dhe  dy salla kirurgjie.
Ai është rikonstruktuar ne vitin 2010 me një fond prej afro 10 milionë eurosh. Ai është në shërbim të 140 mijë banorëve, me një staf të kualifikuar prej 170 punonjësish.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›