Rimëkëmbja e gjelbër e Evropës
Konkurruesit më të mëdhenj të Evropës po e shndërrojnë ndryshimin klimatik në një mundësi për të inkurajuar dhe krijuar vende të reja pune me cilësi të lartë, duke shpikur shpejt sektorë ekonomikë. Nëse liderët e BE-së ngurrojnë të marrin aksione ndaj ndryshimit klimatik, do të sabotojnë prospektet e ekonomive të tyre për rimëkëmbje të qëndrueshme
Nevoja për energji të pastër është rikthyer në krye të agjendës botërore ekonomike. Lidershipi i ri i Kinës duket se e ka pranuar se smogu i rrezikshëm që ka ngufatur Pekinin dhe qytetet e tjera është më shumë sesa një problem i ndotjes; është një rezultat i vënies së tepruar të theksit në një planifikim afatshkurtër ekonomik.Përndryshe, në fjalimin e tij të inaugurimit për herë të dytë, presidenti amerikan, Barack Obaama, foli për ndryshimin klimatik më shumë se për çfarëdo çështje tjetër, duke thënë: “Ne nuk mund t’ua mohojmë shteteve të tjera teknologjinë që do të krijojë vende të reja pune dhe industri të reja”. Në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, drejtoresha e menaxhimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, dhe presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, befasuan liderët e biznesit dhe të qeverive me paralajmërimet e tyre se rimëkëmbja e theksuar ekonomike do të jetë e pamundshme pa një aksion serioz për ndryshimin klimatik. Dhe, në samitin e fundit të BE-së, liderët u pajtuan të zotojnë së paku 20 për qind të buxhetit të tyre të përbashkët me shpenzimet për ndryshimin klimatik. Këto zhvillime sugjerojnë se liderët botërorë më në fund kanë filluar ta kuptojnë se përtej krizës botërore ekonomike, bota po përjeton një krizë sociale dhe papunësie, sikurse edhe një krizë klimatike dhe të burimeve. Dhe asnjëra nuk mund të zgjidhet pa adresuar të tjerat. Për më tepër, konkurrentët kryesorë tregtarë të Evropës kanë nisur ta pranojnë se zbatimi i politikave afatshkurtra të zhvillimit, e në të njëjtën kohë të injorojnë kërcënimet afatgjate ndaj ekonomisë botërore, është sa e papërgjegjshme, aq është edhe një gabim strategjik për ata që synojnë lidershipin botëror në shekullin e njëzetenjëtë. Megjithëse evropianët këtë e kanë ditur për dekada me radhë, në fillim të krizës së fundit ekonomike, rol primar zunë qëllimet afatshkurtra, dhe kjo shpeshherë u bë në kurriz të qëllimeve afatgjate. Derisa ekonomia e Bashkimit Evropian po rritet më ngadalë sesa ajo e konkurrentëve më të mëdhenj të tij, liderët e BE-së duhet të ndjekin një qasje më të gjithëmbarshme për rikthimin – dhe ruajtjen – e potencialit të rritjes së anëtarëve të vet. Ata duhet të nisin me identifikimin jo vetëm të asaj çfarë po nënvlerëson konkurrencën e Evropës së sotme, por gjithashtu edhe të faktorëve që po i vënë në rrezik prospektet afatgjatë. Analistët shpeshherë vënë theksin në sistemet e kushtueshme të mirëqenies sociale të Evropës, kostove të larta të fuqisë punëtore dhe rritjes së taksave si një shkak për moskonkurrencë. Por të tjerë faktorë më pak të diskutuar duhet të merren në konsideratë - veçanërisht kostot e aksionit të vonuar për ndryshimin klimatik. Për shembull, shefi ekzekutiv i “Unileverit”, Paul Polman, raportoi se moti ekstremi i kushtoi kompanisë së tij 250 deri në 300 milionë dollarë në vitin e kaluar. Dikur e konsideruar një çështje për të ardhmen, aksioni për ndryshimin klimatik asnjëherë nuk ka qenë më urgjent, meqë e kërkon nevoja për shmangien e efekteve negative në rritje të tij.
Për më tepër, me shifra rekorde të shkallës së papunësisë, Evropës i duhet një dinamikë e vendeve të reja të punës, industri konkurruese që mund të gjejnë lehtësisht burime. Komisioni Evropian ka identifikuar ekonominë e gjelbër si një prej fushave me potencialin më të madh të krijimit të vendeve të reja të punës. Në të njëjtën kohë varësia në rritje e Evropës prej fosileve të importuara të naftës është një tjetër pengesë për konkurrencë. Në 2011-ën, deficiti i kombinuar tregtar i BE-së ishte 150 miliardë euro. Por fatura e kombinuar e importit të naftës ishte dyfish më e lartë se shifra e sipërme – 315 miliardë – dhe shifra zyrtare për 2013-ën pritet të shkojë në 335 miliardë. Nëse Evropa nuk i adreson këto sfida, rrezikon të mbetet prapa. Por Evropa nuk mund të ndërtojë një strategji industriale për energji të lirë. Ndryshe prej Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, për të cilat Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pretendon se kanë depozitat më të mëdha të gazit, Evropa nuk mund të mbështetet në rezervat e veta energjetike me çmime më të ulëta - veçanërisht duke marrë parasysh se densiteti më i madh i popullsisë së saj e bën këtë më të vështirë, dhe kështu detyrimisht të shtrenjta. Si rezultat, Evropa do të mbetet një importuese në rrjet e energjisë. Dhe duke marrë parasysh kërkesën botërore në rritje për naftë, veçanërisht në vendet në zhvillim, çmimet e importit të energjisë do të mbeten të larta. Në të njëjtën kohë, Kina - lidere botërore në investime në projekte të energjisë së ripërtërishme – po kalon nëpër një transformim prej një fabrike me kosto të ulët në një lidere botërore në inovacionin e gjelbër dhe një eksportuese të madhe të teknologjisë të pastër. Në garë për këtë treg botëror, Evropa nuk mund të konkurrojë e vetme me çmime.
Por Evropa nuk ka opsione. Liderët e BE-së mund të ndërtojnë një ekonomi që është më pak e varur nga energjia e importuar nëpërmjet efiçencës në rritje dhe mbështetjes më të madhe në energji të pastër të brendshme. Në të njëjtën kohë, ata duhet të sfidojnë kërcënimet e tjera të mëdha për konkurrencën afatgjate të Evropës, përfshirë produktivitetin të ulët, një treg të brendshëm të kompletuar dhe inovacionin e pamjaftueshëm. Por Evropa duhet t’u vërë veshin thirrjeve për t’u mbështetur në standarde të ambientit, për të cilat disa pretendojnë se dëmtojnë konkurrencën e saj karshi shteteve me rregulla të këqija. Marrë parasysh reputacionin e tyre si garantues të barazisë, standardet e larta evropiane të ambientit janë themelore për konkurrencën e saj të ardhshme, dhe kështu duhet të promovohet aktivisht, veçanërisht në marrëveshjet tregtare. Derisa marrëveshjet tregtare shpeshherë vijnë në kurriz të një aksionit më të fuqishëm klimatik, marrëveshja e re tregtare e BE-së me Singaporin synon të nxitë teknologjinë tregtare dhe të pastër dhe të promovojë tenderim publik me standarde ambientale. Kjo duhet të shërbejë si bazë për marrëveshjet e ardhshme tregtare – përfshirë me SHBA-në, ani pse ka disa tendenca amerikane se evropianët duhet t’i ulin standardet ambientale në marrëveshjet dypalëshe. Duke mbajtur aktive standardet ambientale dhe duke promovuar standarde të tilla në mesin e partnerëve të vet tregtarë, Evropa mund të nxitë një treg botëror për teknologji të pastër. Si një aktor i madh në tregun e teknologjisë së pastër, Evropa mund të rikthejë konkurrencën dhe të sigurojë rolin e saj në ekonominë e ardhshme botërore.
Për të qenë e suksesshme, Evropa duhet të shkojë deri në fund. Ekonomitë më konkurruese të BE-së janë më inovativet dhe me energjinë më efikase me forcën më të edukuar punëtore. Në të vërtetë, për Evropën, çmimi i lirë nuk është përgjigjja: është cilësia dhe inovacioni. Konkurruesit më të mëdhenj të Evropës po e shndërrojnë ndryshimin klimatik në një mundësi për të inkurajuar dhe krijuar vende të reja pune me cilësi të lartë duke shpikur shpejt sektorë ekonomikë. Nëse liderët e BE-së ngurrojnë të marrin aksione ndaj ndryshimit klimatik, do të sabotojnë prospektet e ekonomive të tyre për rimëkëmbje të qëndrueshme.
Autorja është komisionere për Veprim Klimatik. Marrë nga “Project Syndicate”