E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, takon sot kryeministrin italian, Enrico Letta

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, pritet të zhvillojë sot në Romë, një takim me kryeministrin italian, Enrico Letta. 

Në kuadër të vizitës së tij në Itali, Rama do të takohet edhe me shefen e diplomacisë italiane Emma Bonino. Lajmi është konfirmuar nga vetë Rama, në një komunikim publik në faqen e tij në Twitter.

Aktivitetet e sotme të liderit të Partisë Socialiste, vijnë një ditë pas takimit në Londër me ish-kryeministrin britanik Toni Bler, i cili, siç bëhet e ditur, i ofroi mbështetje Ramës për drejtimin e qeverisë së re.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›