Napolitano mesazh Nishanit: Miqësia karakterizon marrëdhëniet mes vendeve
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i rizgjedhur i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano në të cilin shkruhet:
“I prita me shumë kënaqësi urimet tuaja të përzemërta me rastin e rizgjedhjes sime si President i Republikës së Italisë.
Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet me dy vendeve tona. Kam besim dhe ndihem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial”.
Në këtë mesazh Presidenti Napolitano shpreh kënaqësinë e marrjes së ftesës nga ana e Presidentit Nishani për të vizituar vendin tonë dhe konfirmon vizitën në Shqipëri.
(er.nu/BalkanWeb)