E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama të sqarojë më parë vjedhjen e votave të PBDNJ-së nga ana e PS-së”

Leonard Solis e cilëson paralajmërimin e Edi Ramës për bojkot parlamentar si alibi për humbjen e zgjedhjeve

TIRANE – Paralajmërimi i kryetarit në detyrë i PS-së, Edi Rama, se grupi parlamentar socialist do të bojkotojë punimet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e e 28 qershorit, por edhe kërkesa e tij për zgjedhje të parakohshme janë cilësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Leonard Solis, si “alibi e Ramës për të fshehur humbjen e zgjedhjeve”.
Solis, partia e të cilit nënshkroi marrëveshje paraelektorale për bashkëpunim me PS-në për zgjedhjet e 28 qershorit, bëri të ditur dje se “përpara se Rama të bërtasë për vjedhje nga koalicioni tjetër fitues i zgjedhjeve, duhet të sqarohen partitë brenda koalicionit me PS-në për vjedhjen e votave të tyre, siç është dhe PBDNJ. Dy standarde nuk mund të ketë, kur e grabisin bërtet dhe kur grabit hesht, nënvizoi Solis, ndërsa shtoi se, siç i ndoqëm dhe zhvillimet e pjesshme të Kongresit me dyer të mbyllura, Rama vetëm për humbës nuk foli, por si gjithnjë gjatë këtyre dy muajve bërtiti për grabitje të votave”.
Lidhur me dorëheqjen e Arben Malaj nga gara për kreun e ri të PS-së, ai theksoi se “Malaj mbart vlera të mëdha në PS dhe ka kontribuar për të, por në momentin që aty nuk ka më demokraci, dorëheqja e njeriu si ai është më se e drejtë”.
“PS, vijoi Solis, ka humbur me këtë kryetar në detyrë, siç dhe e cilësojnë vetë një pjesë e socialistëve, standardet si një nga partitë më demokratike në vend”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›