E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/PS shndërrohet në celulë gjobëvënëse, kërkon formalisht 20 përqind të të gjitha bizneseve të bashkëshortit të Albana Vokshit

Edi Rama e ka intensifikuar betejën e gjobëvënies dhe tani ka nisur që gjobat t’i kërkojë edhe publikisht. Kështu, një ideolog i ditëve të vështira ka guxuar t’i rekomandojë Edi Ramës tentativën që 20 përqindëshin që ai i grabiti “Vision Construction” nëpërmjet mikut të tij Dritan Avllaj ta shpërndajë për të gjitha bizneset e Arian Tartarit, nëpërmjet shantazheve pa kripë ndaj deputetes Albana Vokshi. Projekti për zhvillimin e një zone prioritare kryeqytetase, e cila ishte edhe epiqendra e investimit të ardhshëm të kompanisë, ishte çuar në “hefsel të gomerëve” derisa të pranohej që nëpërmjet të të ashtuquajturave “kontrata bashkëpunimi”, Dritan Avllajt t’i delegoheshin paraprakisht 20 përqind e fitimeve të projektit. Kjo është sjellja që ka adaptuar prej kohësh bashkia e Edvinit, një sjellje përvetësuese e shërbimeve publike për interesa krejtësisht të familjes politike të Ramës.
Por tani, mendohet se Edvinit dikush i ka thënë se ka ardhur koha për intensifikimin e gjobëvënies e ku më mirë se nëpërmjet përdorimit të foltores së Partisë Socialiste mund të zbatohet kjo praktikë. Me Albana Vokshin mendohet se po nis një seri gjueti shtrigash që opozita e hienave ka paracaktuar, në mënyrë që të mbyllë në mënyrë të plotë e përfundimtare qarqet e përvetësimit të 20 përqindëshave. Përmbyllja juridike e këtij procesi duket se do të qetësojë disi entourage-in banditesk të Edvinit, i cili do të kandisej që ta linte Edvinit të mos kandidonte më për bashkinë e Tiranës, kështu që do të kursehej edhe përdorimi më kot i miliona eurove për fushatë. Kjo kërkesë arrogante për përvetësimin formal të 20 përqind të të gjitha bizneseve që janë të lidhura me njeriun me të cilin bashkëjeton deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi po e shndërron Partinë Socialiste në një celulë të mirëfilltë banditeske, e cila po shfrytëzon imunitetin politik për të bërë para në këtë fazë finale para nisjes së fushatës zgjedhore. Gazeta do të detajojë edhe në të ardhmen mekanizmin që po vihet në zbatim në të “premtet” e zeza të Edvinit, por së pari do të qendrojë rojtare për të njoftuar publikun, sa herë foltoret e Partisë Socialiste do të përdoren si mekanizma të pastra gjobëvënëse ndaj bizneseve të kryeqytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›