E Shtunë, 31 Tetor 2026

sepse Bashkim Hoxha është Bashkim Hoxha dhe. pikë

(Kur do të largohemi nga ky perceptim margjinal dhe parabizant)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Një nga miqtë e mi më të ndershëm, ish ministri i energjetikës, Prof. Farudin Hoxha, ma sjell anash e anash muhabetin se miku jonë i përbashkët, Bashkim Hoxha është spostuar nga listat për deputet në partinë më të madhe opozitare. Nuk mund të bëhem për momentin pjesë e dhimbjes momentale, sepse fatmirësisht nuk vuaj nga haluçinacioni që krijon media jo rrallë herë. E njoh Bashkimin që në Universitet, dhe tek ai kam parë vetëm një ndryshim: Rritjen profesionale deri në solsticin e gazetarisë dhe të dashurisë për këtë vendin tonë të shtrenjtë që quhet Shqipëri. Këtë e tregon jo vetëm emisioni kaq i dashur për shqiptarët Kohë për tu zgjuar, por dhe romanet e tij, dramat e tij, shpallje Qytetar nderi i Durrësit, vizita tek Papa Vojtila etj, etj, por sidomos dashuria që kanë njerëzit e thjeshtë për të. Në këtë gazetë të nderuar pata shkruar para disa javësh shkrimin, mesa duket me theks Orakullian me titullin: Por sido që të ndodh, njerëz si Bashkim Hoxha janë gjithmonë të fituar. Pra në një cep të mendimit, le ta themi kështu nënkuptoja se Bashkimi mund të spostohej nga listat. Kam kandiduar vetë për deputet në zonën 41, dhe e kam njohur çështë zhgënjimi nga hipokrizia. Kur të gjithë më thonin se:
Mulo mos e diskuto botën për ty e kemi. Dhe kur erdhi puna dola i treti me 710 vota më duket. Hipokrizia fillon kur rreth 3.000 vetë më pas më thanë se kemi votuar për ty.
I dashur Bashkim! Ka rreth 40 vjet që jemi miq të shtrenjtë, në bazë të vlerave njerëzore reciproke që ofrojmë dhe sidomos për dashurinë që kemi të dy për minoren TË VËRTETË. Të zhgënjyer duhet të jenë ata që nuk të vunë në listë. Por ti nuk ke klan i dashur Bashkim. Ose klani yt i vërtetë është dashuria për të gjithë shqiptarët.
Nuk e di në të kujtohet filmi i famshëm francez Dy njerëz të një qyteti, kur Zhan Gabeni i famshëm i thotë Alen Delonit: Çdo njëri ka diçka vrastare dhe të pabesë brenda. Nga kjo ska pse të jetë i përjashtuar Edi Rama, prandaj shumë miqësisht po të them se aspak nuk ka pse të zbehet ëndrra jote për jetën. Se të hipnotizuarit pak nga pak do të zgjohen dhe do të kuptojnë se në Shqipëri në këto 18 vjet ka pasur dy realitete, në orbita qartësisht të dallueshme:
1) ajo e ndërmarrjeve biznesore të politikës
2) realiteti i popullit të iluzionuar për një jetë më të mirë.
Kryevepra që ti i dashur Bashkim ke bërë me emisionin Koha për tu zgjuar në demokratizimin e demokracisë shpirtërore të njeriut, është ku e ku më i vyer se kontributi i disa palo deputetëve. Të paktën në këtë emision kemi pasur një pamje thelbësore të interesave të popullit. Dhe kjo nuk është pak i dashur Bashkim. Perceptime margjinale dhe negativiste pra edhe njerëz të ndershëm që nuk do të jenë në listat e deputetëve kësaj radhë do të ketë sa të duash në negidën: E mo se po të ishe i mirë ti, do të kishin vënë në listë për deputet. O zot kur do të shkëputemi nga kjo psikologji se njeriu është i vleftë vetëm po e vunë disa mafioz të politikës në listat për deputet. Se këpucari nuk paska personalitet, kompjuteristi jo e jo, roja e ambasadës absolutisht jo, shitësi i gazetave absolutisht jo vetëm politikanët dhe deputetët. Se nuk janë këta të përfolurit për vjedhje për imoralitet, për Gërdec, për vrasje etj. Baçi po ta them publikisht në këtë gazetë të nderuar: BASHKIM HOXHA ËSHTË BASHKIM HOXHA TRIBUN I POPULLIT.  

Last Updated on Wednesday, 20 May 2009 14:54

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›