Nano: Rama ka bërë marrëveshje për të ndarë pushtetin me Berishën

Ish lideri i socialistëve: PS, është shndërruar në tranvestit politik
-Jeni deputet në të gjitha legjislaturat, keni transformuar Partinë e Punës, humbët zgjedhjet e 20005. Do të jeni më tej deputet?
Nuk besoj pasi më përmendët disa kulme të kontributit tim politik të së majtës. Pasi përmendet kontributet që evokuat, do të kontestoja menjëherë atë që e paraqitët si dilemë. Nuk besoj se veprimtaria ime politike apo kontributi që ende nuk ka sosur për të majtën dhe të gjitha forcat progresiste që punojnë për integrimin e vendit në botën euroatlantike do të ndërpritej në qenien ose jo në listën e radhës. Nuk besoj se kjo është një gjë e papritur për opinioni publik. Kjo nuk ndryshon asgjë në aktivitetin e derimësotëm. Nuk e kam lidhur aktivitetin tim me karrigen e deputetit. Vazhdoj të jem i preokupuar për fatet e familjes sime politike. Duke shkuar në të gjithë aktivitetet me dhe pa pjesëmarrjen në seanca që janë pasoja që kanë ndodhur në 20005 dhe gjatë katër vitesh me PS, e cila jo vetëm u ble nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, por dhe u degradua e u deformua. Iu fshi memoria nga arkivi i eksperiencës qeverisëse. Tashmë po transformohet nga pikëpamja me njerëz pa identitet dhe nuk kanë rekord në administrim publik të shtetit dhe të qeverisjes dhe më në fund siç e kam thënë, nuk mund të ndërpres aktivitetin tim politik, nuk mund të mos i kushtoj vëmendje zhvillimeve politike edhe në PS vetëm e vetëm nga karrigia parlamentare apo nga salla e Kuvendit. Nuk besoj se kjo që po ndodh me listat e përfaqësuesve të PS, është i vetmi akt i vërtetë pas mangësisë publike i politikës përkulëse të mbyllur pas perdeve të interesave aspak përfaqësuese që Rama ka ushtruar në PS deri më sot. Fakti që u shty deri në sekondat e fundit, prania ime me lista nuk lidhet fare me njëra-tjetrën, nuk po bëhen detyrat politike të partisë më të madhe ndaj publikut, fakti që edhe në këto minuta e gjithë selia e PS është në kaos të plotë, do të thotë që deri në këto çaste të fundit Rama nuk mund të mos i tregonte kthetrat e veta që e ka humbur kontributin e PS. Tani po vijnë produktet e Ramës në lista, ka kaos. Po sjell ankthin e socialistëve. PS, në këto zgjedhje hyn në mënyrë kaotike. Ky informacion vjen nga socialistët e vërtetë që mbeten në kontakt me kryetarin e tyre historik.
-Rama grabiti apo bleu PS, fshiu arkivin e PS etj., do e përdorni këtë gjuhë ndaj tij nëse do të ishit i pari në zonën e Vlorës? Do të ndodhte e kundërta?
Nuk i përkas kësaj kategorie përfaqësuesish. Jo edhe në rast se do të kishte ndodhur përfshirja spekulative, do të refuzoja mbi bazën e kësaj analize, që vazhdoj të bëj, që ka qenë publike e sintetizuar. Do ta refuzoja emrin tim në listë. E kam refuzuar partinë e Ramës në mënyrë konstante gjatë këtyre katër viteve e nuk mund të bëj diçka ndryshe në momentin e ndërprerjes së deputetëve aktualë. PS nuk është e vërteta, ajo që ka kontribuar në revolucionarizim e klimës politike në vend. Nuk është partia që ka akumuluar me kontributet një arkiv qeverisës që e ka bërë të votueshme për disa mandate rresht nga publiku shqiptar, nuk është më partia që është në gjendje të konkurrojë përballë sfidave të sotme, për pasojë unë afirmoj nevojën e një transformimi pozitiv që nis nga e para të së majtës shqiptare të PS dhe të forcave të tjera që duhet ta kapërcejnë gjendjen edhe gjatë këtij muaji edhe nëse nuk ndryshon gjatë këtyre 40 ditëve, kjo duhet të ndodhë në 29 qershor. Po flas mbi ndershmërinë dhe qëndrim proaktiv me të cilin e kam transformuar, e kam çuar në fitore, e kam integruar në shoqëri PS dhe të majtën në tërësi. Nuk mund të kem një moral tjetër e nuk mund të pranoj ti përshtatem moralit të aferave, të kulisave, të interesave ekonomike që kanë zëvendësuar principet e socialistëve të vërtetë. Nuk mund të jem formalisht korrekt përballë një muaji elektoral të radhës sepse sëmundjet janë shumë më thella sesa spektakli mediatik i zgjedhjeve. Nëse nuk shtrohet në mënyrë të vazhdueshme kontakti intensiv me zgjedhësit në fushatën elektorale, sëmundjen dhe të këqijat që duhen kapërcyer, asgjë e mirë nuk pritet të ndodhë. Përfaqësuesit nuk mund të sjellin transformimin e premtuar.
-Listat e PS?
Besoj se listat e PS që nuk mund ti shpall unë, karakterizohen nga dy lloj përfaqësuesish. Nga njerëz që kanë turp nga e kaluara e tyre politike dhe nga njerëz që janë viktima apo promotorë interesash afariste dhe private me të cilat përpiqen të manipulojnë institucionet, demokracinë e PS dhe marrëdhëniet politike që nëpërmjet zgjedhjeve të ndërtohen mes shtetit dhe institucioneve.
-Njerëz që kanë turp nga e kaluara?
Keni përcjellë në publik disa pamje të dhimbshme të mungesës së kurajës së përfaqësuesve politikë të PS për të evokuar vlera dhe dosje të rëndësishme të eksperiencës së tyre. Kjo ndodh se kryetari dhe pulsi zyrtar i PS e kanë të ndaluar përmendjen dhe kontaktin dhe eksperiencën politike 15 vjeçare të PS.
Shumica e tyre janë përfaqësues të rinj?
Po flas për shumicën e bashkëpunëtorëve të mi politikë që janë anëtarë në shumicën dërrmuese të PS dhe asamblesë kombëtare, që nuk pranojnë më, nuk u lejohet të evokojnë eksperiencën e gjallë që ndërtuam së bashku ndër vite me integrimin e PS në realitet dhe politikat e socialistëve evropianë. Edhe përfaqësuesit me të cilët kam bashkëpunuar, janë në gjendje të mjeruar përballë një realiteti dhe propagande të përfaqësuesve të partisë që nuk shfaqet asnjë politikë, asnjë strategji që duhet të vazhdonte të zbatohej, dhe me të cilat janë rritur dhe vetë përfaqësuesit e PS në qeverisje. Për pasojë një parti pa memorie është jokonkurruese, një parti që nuk kanë rekord në administrimin e çështjes publike, apo karrierë politike nuk premton asgjë të suksesshme në nivelin e problemeve e sfidave që ndeshet vendi.
-Janë të rinj që janë shkolluar jashtë?
Besoj se publiku e kupton sesa të lehta janë këto argumente të kryetarit zyrtar të PS. Nuk besoj se duhet të merren gjerë e gjatë me këtë imazh e cila sjell në vëmendjen e publikut modelin bashkiak të Ramës.
Modeli që ka fituar tre herë zgjedhjet?
Modeli i bashkisë së Ramës që pretendon ta shtrijë në të gjithë Shqipërinë nuk është model i socialistëve. Askush prej tyre nuk ka kontribuar në administrimin e punëve të bashkisë, asnjë nga ekspertët dhe militantët nuk ka qenë i pranishëm. Rama ka krijuar ekipin e vet që përbëhet nga njerëz me rekorde që përmendët, por ata nuk kanë pasur lidhje me PS, me eksperiencën e saj. Punojnë pas dyerve të mbyllura, kanë sjellë një numër të pafund kontekstesh në mënyrë klienteliste korruptive në favor të grupeve të sipërmarrjes që nuk përfaqësojnë modelin transparent të një sipërmarrje konkurruese. Modeli i Bashkisë së Tiranës nuk jep mesazh pozitiv për karrierën e përfaqësuesve, ekspertëve, humbjet e shumta të karrierës së drejtuesve më të lartë të bashkisë ndër vite të lidhura me interesa aferash janë një nga provat se në Bashkinë e Tiranës nuk mund të punohet mbi bazën e kritereve të meritokracisë por vetëm mbi bazën e projekteve të manipuluara nga zyra e kryetarit.
Pse e keni mbështetur Ramën dy herë si kryetar bashkie dhe keni lënë në heshtje kandidimin e tij?
Nuk është asgjë e ndryshme nga filozofia dhe mënyra me të cilën kam promovuar të gjithë përfaqësuesit, elementët talentet apo aspiratat që kanë dashur të integrohen me të majtën shqiptare. Mbështetja ndaj Ramës nuk ka qenë e ndryshme ndaj Metës, Majkos, ndaj atyre për të bërë karrierë e për të kontribuar për të mirën e vendit.
-Si ka qenë paraqitja e opozitës shqiptare?
Nuk besoj se opozita e sotme është në gjendje të konkurrojë apo të fitojë, jo me debate të pjesshme por ballafaqim elektoral të fundmuajit të ardhshëm me gjendjen e përçarë që është ajo sot, me gjendjen konfliktuale të krijuar brenda PS dhe forcave me njëra-tjetrën. Mazhoranca e drejtuesve që do të shkojnë majtas të mund të mpikset me një mazhorancë djathtas. Kjo pikëpyetje është shqetësimi im. Druaj se opozita në gjendjen e sotme nuk është në gjendje të drejtojë një mazhorancë qeverisëse. Pasojat mund të jenë në krijimin e një mazhorance të qëndrueshme në këto zgjedhje. Ajo që duket se do të karakterizojë zhvillimin politik për zgjedhjet e ardhshme është bartja e konfliktit midis përfaqësuesve dhe forcave të opozitës tek mandatet dhe përfaqësimi në parlament. Po përsëris se në gjendjen e sotme të përçarë opozita jo vetëm nuk është konkurruese të fitojë zgjedhjet por e ka të vështirë të krijojë mazhorancë për të krijuar sloganin e ti kthejë ato në momentin qeverisës.
Rama nuk do të jetë në listën për kandidatë për deputet, Blushi e ka konfirmuar?
Ky është një nga kulmet me të cilat opinioni publik është mësuar si pasojë e të papriturave të kryetarit Rama. Ky është një veprim politikisht i papërgjegjshëm, kryetari i formacionit që pretendon të transformojë gjendjen duke fituar zgjedhjet nis ushtrinë e tij pa komandant në betejë, është një ushtri e demotivuar e shpartalluar dhe e paorganizuar. Ai ende nuk ka shpallur ekipin që do udhëheqë socialistët gjatë fushatës, po flas për fushatë dhe veprimtari politike serioze, këtë eksperiencë nuk e tjetërson me ngjyrat e fushatave mediatike. Gjendja e terrenit është shumë larg ngjyrave të ekranit, masat e administratorëve elektoralë të territorit në emër të PS është e demotivuar e çorientuar. Pse do të doja kështu? Kur kjo do të binte ndesh me kontributet e mia politike, pse do të prisja disfatën e socialistëve sepse nuk kam emrin në listë apo se më ka zënë emrin dikush në kryesinë e radhës? Filozofinë me të cilën vazhdoj të jem i vëmendshëm dhe i preokupuar ndaj gjendjes së të majtës e të opozitës në tërësi po flas mbi bazën e informacioneve që nuk i kam ndërprerë, mbi bazën e arsyetimeve, nga mesazhi që buron prej moskandidimit të kryetarit të PS në listën e përfaqësuesve të zgjedhjeve parlamentare. Ky është konflikti mes modelit të bashkisë dhe modelit parlamentar. Duket se kjo është sinteza e pasigurisë me të cilën hyn Rama i PS në zgjedhjet e 2009, nuk ka shpallur ekip, program me objektiva të prekshme. Nga profesor Mejdani dëgjova se ajo dosje ishte karton me asgjë brenda, dosje pa përmbajtje. Ka pasur kakofoni për një program për 1000 çështje me 1000 fletë, edhe drejtuesit e këtij procesi nuk e kanë të gjithë programin. Ajo që u shit mediatikisht si një program prej 1000 faqesh, por është tepër më i varfër sesa dosja e eksperiencës së marrëveshjeve, angazhimeve që lashë mbi tryezën e kryeministrit të Shqipërisë në 4 shtator 2005.
-Listat e përfaqësuesve të sotëm, viktimat?
Në kryesinë e PS dominojnë ndërtuesit e rinj apo prindërit e ndërtuesve të sotëm. Heshtja apo ngërçi në të cilin paraqitet, lidhet me shesh projekte dhe interesa, të cilët kanë shumë para nga mbrapa që janë në zbatim nga Bashkia e Tiranës, mjaft përfaqësues janë larguar nga Bashkia e Tiranës dhe grupi socialist nga konfliktet.
Ju deklaruat se PS u ble nga Rama? U deformua dhe u degradua nga Rama?
Nuk dua të bëj grindavecin. Nuk do të thotë asgjë më pak se këto fenomene që publiku i njeh dhe unë i sigmatizoj. Me PS ka ndodhur fshirja e memories, blerja e përfaqësuesve me afera private, shkatërrimi i institucioneve, manipulimi me principet e demokracisë, një anëtar një votë dhe për të imponuar përfaqësuesit e tij pa identitet të përfaqësuesve në qarqe. Ky realitet është tepër shqetësues dhe aspak motivues për një perspektivë të shëndetshme.
A mund të jetë një strategji fitimtare e Ramës për të rinjtë?
Nuk shoh të ketë politikë në drejtimin e PS. Sot ka vetëm slogane dhe broçkulla, shterpësi idesh edhe tek përfaqësuesit e rinj që vijnë me diploma të huaja, dhe nuk shoh asnjë punë serioze që pa asnjë mëdyshje do të duhet të integronte eksperiencën e PS ndër vite.
-Kryeministrat e qeverisë suaj
Kjo maskaradë përfundon sonte. Mohimi i vetvetes dhe pjesës më vitale të karrierës, me shpalljen e listave. Kjo ka qenë e vetmja mënyrë mbijetese në mjedisin e deformuar që krijoi Rama mbi fshirjen e memories aktive, në rast se ka një realitet që solli ndryshimin e forcës së 2005 është lidhur me përçarjen e së majtës. Përçarja mes PS dhe LSI solli humbjen e zgjedhjeve shumica e mandateve kaloi djathtas, edhe me fenomenin e shitblerjes pas zgjedhjeve. Përçarja këtë herë është evidente. Pak javë para katarsisit të famshëm po bënim përpjekjet e fundit për të rivendosur një dialog me Metën. Iu përgjigja ftesës së Ilirit për të ngrënë një darkë në qershor të vitit 2001. Ai më thotë ta marrim dhe Edin? I thashë, marrim kë të duash. Mesa duket, Rama po priste pas murit se dhe erdhi menjëherë. Sapo u ul, Rama më tha se me kryeministrin kemi bërë një pakt 10 vjeçar. Kemi ndërtuar një marrëveshje bashkëpunimi politik e qeverisëse për 10 vitet e ardhshme ku nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të bashkohesh. Përgjigja ishte jo, sepse paktet nuk i bëni ju dhe në këtë mënyrë. Pa informimin e analizën e institucioneve të partisë. Pastaj nisi katarsisi dhe zhvillimet janë të njohura, pak muaj më parë në këtë ecuri të sherreve e konflikteve që reflektojnë përçarjen e opozitës së sotme, kam qëndruar në këto pozita që jam. Pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë për rekrutim. Gjatë kësaj kohe kam pasur oferta edhe nga Rama. Më vjen një mesazh nga Meta që më thotë se çfarë po pres? I përgjigjem, po pres 2011-ën, mbarimin e periudhës së paktit 10 vjeçar që keni bërë me Ramën, që na bën të kalojmë në një humor therës.
Pse u kujtuat për memorien ditën e shpalljes së listave për deputet?
Nuk vazhdoj më me këtë heshtje, pavarësisht se kam folur edhe nëpërmjet heshtjes kur socialistët po hyjnë me këtë gjendje kaotike. Do të jem me të njëjtat kontakte me socialistët.
-Cila është skema që po vuajnë socialistët sot?
Hyn njëri në listat e deputetëve që të dalë kryetar bashkie, burri i Xhemiles. Protestat e Mjaftit para bashkisë, janë në kolateral e presin të shkojnë në bashki. Kjo është skema që po vuajnë socialistët sot. Nga zyrat e sekretarit për zgjedhjet, këta meshkujt për të cilët po flasim, mund ti vësh emra burrash sa të duash por gra mbesin. PS sot është bërë një gra, një grua. Tranvestit politik. Vetë shprehjet i japin të gjitha nocionet e bastardimit që i kanë ndodhur Ramës.
Raportet me Metën dhe keni marrë propozime politike nga ai?
Meta, pavarësisht nga historia që e ndau nga PS, është socialist, pjesë e së majtës. Ka kurajën ti mbrojë pikëpamjet e veta ndryshe nga Veliaj, që është një njeri pa pikëpamje. Rama e nxiti metën të largohej. Është larguar në konflikt me mua me nxitjen e Ramës. I thotë të vërtetat hapur. Emrat që lëvizin majtas janë tepër të ndryshëm që shpjegon gjendjen e përçarë të së majtës, nuk merrni për pikë referim i Gjinushin dhe Milon kanë qenë ushunjëza. Deri në një farë mase janë kurative, por ata nuk të shqiten. Nuk e di se çfarë efekti do i bëjë thithja e gjakut të Ramës. Kam nxitur dhe pritur të krijojë hapësira për bashkimin e opozitës.
Aleanca Rama-Meta?
E mbështetur mbi afera që nuk kishin të bënin me qeverisje. Ishte ndërtuar mbi përfitime okulte dhe qark të shkurtër të fondeve publike. Ishte një aleancë bashkëpunëtorësh për të likuiduar institucionet që nuk lejonin aferën private dhe pasurimin mbi bazën publike, ashtu si nuk qëndroi dot tani. Ishte e paqëndrueshme marrëveshja Rama-Meta 2007 se në momentin që duhej administruar pushteti i rikonfirmuar apo që u mor rishtas përballë zgjedhjeve parlamentare, rilindi konflikti i interesave dhe personazhet që lindin nga këto fenomene nuk i hapin kollaj rrugën njeri tjetrit. Ua them nga pozita shumë aktive. Jam i gatshëm të vazhdoj të kontribuoj në aktivitetin tim politik për reformimin e së majtës, për shëndoshjen e politikës shqiptare.
Jeni takuar personalisht me metën?
Nuk është e vështirë të takohesh me të. Kemi miq të përbashkët. Jam takuar jo me ndonjë iniciativë të mirëfilltë politike. Marrëdhëniet shoqërore nuk janë prishur, kjo tregon sesa artificial është konflikti i interesave të përkohshme. Me Ramën është e vështirë të takohesh me të. Meta është njeri normal dhe nuk ka gjëra të veçanta që ka Rama, i cili ka ca huqe, në mënyrën e vet të jetesës. Vjen edhe si mesazh nga ata me të cilët punon ai, dmth deputetë dhe anëtarë të kryesisë së PS.
Rama?
Fol për tranvestit politik. I është fshirë memoria dhe po i mban edhe në këto momente në ankthin e listave. Rama është shumë i shkathët për tu takuar. Vetëm me sms.
Djalit tuaj i kanë ofruar të jetë pjesë e listës së kandidatëve?
Jo nuk është e vërtetë. Nuk besoj se vjen në veshët e mi sot. Është një nga spekulimet e abuzimet e kësaj politike të re, që ka 6 muaj që qarkullon në treg. Nuk është e vërtetë, se djali im ka një fizionomi dhe një profil të njohur edhe nga përfaqësuesit socialistë që nuk e afron me pjesëmarrjen në politikën aktive. Ka zgjedhur jetën profesionale, edhe pse është shumë më i aftë për arsyetime politike me të gjithë ata që shfaqin tollombace të tilla.
Çështja Nano?
Është e njëjtë çështja Nano që socialistët zhvilluan veprimtarinë kur isha i burgosur me Berishën e parë. Edhe sot po flas me socialistë të panumërt që janë të shqetësuar nga fenomeni Rama, që e dinë se çfarë i mungon PS sot. Ai moral, ai realitet, ai solidaritet, që lidhej me filozofinë e drejtimit dhe të karrierës që unë kultivova për vite me radhe me stërmundime. Rama nuk ka lënë gjë pa bërë por nuk zhduket.
Çdo të bëni ju, cili do të jetë qëndrimi juaj?
Nuk jam palë në këto zgjedhje. Nëse u krijua ndonjë ekuivok, nuk jam këtu për tu bërë palë në zgjedhje, sepse jam përgjigjur jo, në mënyrë kategorike ftesave për tu bërë palë kundër palëve nga njëra anë apo tjetra. Këto nuk janë zgjedhjet e mia por të subjekteve e listave të regjistruara në KQZ. Duhet të japin produktin e kursit që kanë adoptuar dhe të adimistrojnë rezultatin me pjekuri dhe qetësi. Do ta vëzhgoj me shumë vëmendje këtë proces. Nuk do të pushoj së komunikuari me të gjithë socialistët edhe në fushatë për të lehtësuar sado pak dhimbjet apo plagët me të cilat po hyjnë në fushatë.
Nëse Rama humb zgjedhjet, do të kandidoni për kryetar?
Kaq pak? Do të vazhdoj në të gjitha drejtimet të jem pranë politikës së majtë dhe përfaqësuesve të saj të denjë. Do të vazhdoj të jem kontribuues aktiv i bashkimit të së majtës dhe risjellës së saj në pushtet. Një gjë që është e pamundur të arrihet për një muaj mund të arrihet edhe pas datës së zgjedhjeve duke u bashkuar, duke rindërtuar institucionet edhe proceset e kohezionit politik. Nuk kam qenë pasiv. Është gënjyes, alibik reduktimi i veprimtarisë përfaqësuese vetëm në media, gjë që po ndodh me Ramën. Di të gjitha efektet perverse, meditative, që nuk dalin dot në ekranet që komandon Ramën që ka sjellë Ramën në çdo territor shqiptar. Për mungesë të njohjes së socialistëve të vërtetë, mungesës së taktit dhe komunikimit, me njerëz pa identitet nga klubi apo shoqata e miqve, apo orgjive i ka provokuar shumë keq socialistët në mbarë Shqipërinë. Populli thotë mos e lëviz shumë prapanicën, se bën dëm.
Qeverisja e mazhorancës së djathë?
Nuk ka ngelur ndonjë gjë e madhe për ti shtuar problemit për kontradiktat që vazhdojnë të shfaqen mes arritjeve të mëdha dhe mangësive të mëdha. Qeverisja e sotme është e dhunshme ndaj grupeve të interesit, ndaj politikës dhe ndaj institucioneve, nuk jam këtu për tu bashkuar me korin e korbave të kësaj qeverisje. Më shqetëson jo thjesht vonesa që ka shfaqur qeveria e Berishës në zhvillim e ekonomisë, më shqetëson karakteri shpesh jotransparent dyshimet e rënda për korrupsion, kapaciteti i ulur i administratës publike. Më shqetëson mungesa e një klime dhe për këtë është përgjegjësie qeveria. Të zëvendësojë sherrnajën e debatit politik për të përcaktuar një profil të qartë ekonomik të vendit në dobi të një strategjie të qëndrueshme të integrimit, që do të rivlerësonte përballë një tendence objektive do të rivlerësonte resurset agro të vendit. Do të sillte kapacitetet bioushqimore që ka ky vend dhe nuk do të reduktonte zhvillimin e turizmit në numërimin e të gjithë kalimtarëve gjatë 12 muajve.
Rama si ka bërë opozitë?
Kjo opozitë ka qenë jo vetëm e flashkët, e shfokusuar nga agjenda e punëve kombëtare dhe e detyrave të shtetit. Opozita është pjesë e shtetit derisa është në parlament, përballë angazhimeve kontratkore të integrimit apo të kontributeve për siguri. Ka qenë një opozitë që nisi me bilbila dhe përfundoi me marrëveshje për ndryshimin e kushtetutës dhe ndryshimin e mekanizimit. Pjesërisht kam qenë kundër ndryshimeve kushtetuese, vetëm qoftë edhe me mbiemrin Nano, një votë nuk mund të ndalë arbitraritetet kur mungon klima që do ti bënte gjërat pak traumatike. Kishte nevojë të prekej por jo me atë thellësi që u prek. Opozitës së sotme i mungon aftësia për të bërë debat politik, për të krijuar alternativa politike dhe qeverisëse, sepse është fshirë memoria qeverisëse e opozitës. Nuk mund ta bëjë pjesë e vogël e PS më mirë sesa partia që ka qeverisur vendin. Nuk mund të bëhet pozitë me formula librash.
Ka pasur marrëveshje mes jush dhe Berishës për të lënë Ramën në opozitë qoftë dhe të heshtur?
Duket sikur Rama nuk do ti fitojë zgjedhjet. Mos ka marrëveshje me Berishën, që është kaq i vonuar më keq se në 2007? Uroj të mos e çojë hezitimin e deritanishëm për të mos hyrë në zgjedhje, sepse listat ende nuk i ka bërë. I ka lënë të gjithë varur në vegjët e ndonjë marrëveshje për të ndarë pushtetin me Berishën? Nuk kam hezituar të bëj marrëveshje politike me Berishën në sy të publikut me çështje të mëdha që kanë ruajtur një farë stabiliteti për funksionimin e ekonomisë. Në çmënyrë u bë marrëveshja Rama- Berisha për kushtetutën? Po bëj dallimin mes dy filozofive. Çdo marrëveshje që ta favorizojë do ndonjë palë.
Nëse do të renditeni në krye të listës së PS, çfarë do të bëni?
Nuk e pranoj, e kam refuzuar. Rama e di mirë që unë do të refuzoja. Ka luajtur me dëshirën e socialistëve që listat të mos ishin pa mua. Listat nuk kanë as kryetarin.
Pension politik në mes të 50?
Nuk do të dal në pension politik pa nxjerrë Berishën në pension politik
Për cilën forcë politike do të votoni në 28 qershor?
Do të vazhdoj të konsultohem me socialistë deri në fund të muajit, deri ditën e zgjedhjeve. E kam marrë mesazhin nga ana e socialistëve të vërtetë dhe do e ndaj me ta. Do të votoj përtej së djathtës së Ramës dhe përtej së majtës së Berishës. Nuk jam lehtësisht i privatizueshëm. Ka të drejtë Rama, duhet kaluar e djathta e Ramës dhe e majta e Berishës që Shqipëria të jetë ndryshe.